E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bruksel, Eshton dhe Thaçi bisedojnë për dialogun

Thaçi e Eshton

BRUKSEL- Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Kethrin Eshton, dhe kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi kanë shqyrtuar sot në Bruksël domosdoshmërinë e vazhdimit të dialogut ndërmjet Prishtinës  dhe Beogradit.

Sipas zëdhënëses, së shefes së politikës së Jashtme, Maja Kocijançiç, baronesha Eshton ka theksuar se këto bisedime duhet të ripërtërihen sa më parë që të jetë e mundshme, atëherë kur në Beograd të filloj punën qeveria e re.

Eshton ka theksuar rëndësinë që të dy palët në tërësi ti zbatojnë të gjitha marrëveshjet e arritura në dialog.

Baronesha Eshton ka shfaqur kënaqësi për ripërtëritjen e mandatit të misionit EULEKS, si dhe ka shttuar se, ky mision është pjesë përbërëse e rëndësishme e angazhimit të Bashkimit Evropian në Kosovë.

Takimi mes Eshton dhe Thaçit në Bruksel është bërë në kuadër të shkëmbimit të rregullt të mendimeve për përparimin e Kosovës dhe realizimin e programit evropian të Kosovës.

Kethrin Eshton dhe Hashim Thaçi kanë vlerësuar se përparimi në këtë vit ishte shumë i rëndësishëm dhe janë marrë vesh që të vazhdojnë për së afërti bashkëpunimin në shtytjen e mëtejshme të perspektivës evropiane për Kosovën.

Pas takimit, Eshton dhe Thaçi nuk kanë dhënë deklarata para gazetarëve.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›