Konflikti për pronën, arrestohet autori i ngjarjes

Policia
KAVAJE- Është vetëdorëzuar në polici autori i dyshuar për vrasjen e dyfishtë në ngjarjen e rëndë të Malit të Robit mëngjesin e sotëm.
Ardian Tragaj është vetëdorëzuar pas negociatave me policinë, ndërsa mësohet se ishte plagosur me dy plumba.
Një konflikt për pronën mes familjes Shehu dhe Tragaj përfundoi tragjikisht sot me dy të vdekur dhe tre të plagosur.
Ardian Tragaj dhe Sulejman Shehu, i cili mbeti viktimë, pretendonin pronësinë për të njëjtën tokë. Raportohet se Sulejman Shehu ka hyrë sot me forcë në pronën në bregdet, për të cilën pretendonte se ishte e tij. Në këtë moment, Ardian Tragaj ka qëlluar mbi të duke e lënë të vdekur. Nga konflikti ka mbetur i vrarë edhe roja i pronës, Durim Pashallari.
Të plagosur nga ngjarja kanë mbetur edhe Erjon dhe Beglije Shehu, 53-vjec. I riu mësohet se gjendet në gjendje të rëndë për jetën. Policia ka nisur hetimin për zbardhjen e plotë të ngjarjes, e cila terrorizoi pushuesit në Malin e Robit.