Dy te rinj te maskuar grabisin kazinone
Dy te rinj te maskuar kane grabitur ne oret e para te mengjesit te djeshem nje nga kazinote ne qender te ketij qyteti. Sipas burimeve policore mesohet se dy te rinjte e maskuar kane hyre ne nje prej kazinove te qytetit dhe kane marre prej andej gjithe shumen e parave qe ndodhej ne arke. Sipas te dhenave paraprake mendohet se dy te rinjte kane marre nga arka e kazinose rreth 7.5 milione leke. Pas sinjalizimit te policise nga punonjesit e kazinose efektivat blu te jane vene ne kerkim te autoreve. Per momentin nuk ka asnje te dyshuar per vepren penale ndersa jane marre ne pyetje nga policia punonjesit e kazinose dhe personat qe ndodheshin afer vendit te ngjarjes.