Plazhi ne Shqiperi dhe te painformuarit ne Zvicer

Partia ekstremiste zviceriane duket se nuk eshte shume e informuar per menyren se si jetojne shqiptaret ndersa ka promovuar nje fushate provokuese sipas te ciles shqiptaret lahen veshur dhe se ne menyre te tille ata do te shkojne te lahen ne liqenin e Zyrihut. Qe SVP te mos jetoje ne paditurine e saj eshte mire qe te informohet se Shqiperia sapo u shpall destinacion i Lonley Planet qe fton te huajt te vizitojne vendin dhe sidomos brigjet e Jonit e te Adriatikut ku njerezit mund te lahen si tu doje kokrra e qefit por qe njekohesisht mund ti beje ata te kuptojne se shume pak shqiptare do zgjedhin liqenet e Zvicres per tu lare.
Mesazh provokues i partise popullore ne Zvicer
Nje parti ekstremiste me ndikim te konsiderueshem ne jeten politike te Zvicres ka publikuar foto fyese dhe provokative duke ofenduar shqiptaret dhe vleresuar se heqja e vizave do te sjelle pasoja negative per kete vend. Eumlshte Partia Popullore SVP e Zvicres ajo qe ka vendosur te kerkoje nje referendum mbi emigracionin.Dhe kete e ka bere duke prezantuar ne publik dy fotografi qe kane si synim te vendosin ne dileme zviceranet dhe te triumfoje kerkesa e kesaj partie per te bllokuar hyrjen e shtetasve shqiptare dhe boshnjake ne Zvicer ngaqe ata me se shumti jane te fese myslimane.
Fushata ka per qellim te paralajmerojne zviceranet per ate qe sipas SVP-se mund te ndodhe ne vend ne qofte se lejohet hyrja e shtetasve te huaj ne menyre te metejshme.
Fushata vjen ne nje kohe kur zviceranet jane duke u pergatitur per te kaluar nje ligj sipas te cilit emigrantet qe kryejne krime te renda duhet te deportohen automatikisht. Fushata online eshte prodhuar nga Partia Popullore SVP Zvicerane forca e madhe politike ne vend dhe nder kryesoret ne Parlament. Ne foton e pare sic e dalloni dhe ju ne liqenin e Zyrihut gjenden disa vajza lakuriq cka per Partine Popullore zvicerane eshte realizuar per te treguar kundershtimin e tyre ndaj myslimaneve. Ndaj ne foton e dyte qe ju dalloni gjenden nje grup grash me shami ne koke dhe rroba ne trup duke u lare ne uje me balte.
Sipas shpjegimit publik kjo parti tha se ne ate foto jane gra shqiptare dhe nga Bosnja Hercegovina dhe paralajmeron ne menyre fyese se edhe ne do te perfundojme si keta.
Zedhenesi i SVP ka deklaruar se fushata e diskutueshme ishte krijuar nga aktivistet e Eumlohlen ne perendim te Zyrihut dhe shtoi se ajo nuk pritet te miratohet ne shkalle kombetare. Sondazhet e fundit tregojne se 54 e Zvicres do te votojne ne favor te mases drastike ndaj emigranteve ndersa 43 kunder. Departamenti i Drejtesise ka paralajmeruar se nje votim pozitiv me 28 nentor mund te coje Zvicren ne kundershtim me Konventen Evropiane per te Drejtat e Njeriut e cila ndalon diskriminimin ne baze te races ngjyres fese apo kombesise.