E Shtunë, 31 Tetor 2026

I fshihej policise prej 10 vitesh RENEA arreston Gjovalin Kolen

Shkoder 51-vjecari vrau fqinjin per nje hardhi rrushi. Operacioni shkembim zjarri mes Koles dhe policise

Prej 10 vitesh kishte mundur te gjente gjithe menyrat e mundshme per te mos rene ne duart e policise. Por disa te dhena ne rruge operative dhe puna hetimore e policise se qytetit te Shkodres zbuluan vendndodhjen dhe organizuan operacionin duke kerkuar edhe ndihmen e specialeve te RENEA-s. Pasi u siguruan se 51-vjecari i kerkuar per vrasje dhe plagosje ndodhej ne vendin ku ishin dhene informatat Policia e Shkodres dhe RENEA kane finalizuar me sukses operacion per kapjen e nje te shumekerkuari ne Shkoder per vrasje. Ne oret e para te mengjesit eshte bere rrethimi i vendit ku dyshohej se fshihej 51-vjecari Gjovalin Kola dhe pas nje shkembimi zjarri prej 1 ore fale nderhyrjes se specialeve te RENEA-s u be i mundur arrestimi i te shumekerkuarit Kola dhe sekuestrimi i nje arme automatike qe ai e mbante me vete. Operacion i perbashket i Policise se Shkodres dhe RENEA-s eshte koduar Shpati i bardhe ndersa personi i arrestuar eshte derguar ne ambientet e paraburgimit.

Ngjarja

Sipas burimeve zyrtare policore kapja dhe arrestimi i tij u be per arsye se ky shtetas ka qene person i shpallur ne kerkim nga Drejtoria e Policise se Qarkut Shkoder pasi Gjykata e Rrethit Gjyqesor e ketij qyteti me vendim te dates 24.10.2007 ka vendosur masen e sigurise Arrest me burg per veprat penale te Vrasje me dashje Plagosje e rende me dashje dhe Prodhim e mbajtje pa leje te armeve luftarake. Ngjarja per te cilen akuzohet 52-vjecari ka ndodhur me 05.12.2000 kur shtetasi Gjovalin Kola ka vrare me arme zjarri per motive te dobeta perkatesisht prishjen e nje hardhie rrushi bashkefshatarin e tij shtetasin Pashuk Tukaj qe e kishte komshi dhe ka plagosur shtetasit Zef T. dhe Zina T. Kapja e Koles u be e mundur si rezultat i nje pune te gjate hetimore per rreth 2 muaj dhe ne baze te informacioneve te marra nga Drejtoria e Policise se Qarkut Shkoder per vendndodhjen e tij.

Operacioni

Operacioni per kapjen e Gjovalin Koles i kerkuar per vrasje dhe plagosje ka zgjatur nje ore dhe mes tij dhe forcave te policise mesohet te kete pasur shkembim zjarri. Sipas Policise se Shkodres gjate operacionit te organizuar per kapjen e ketij shtetasi pasi eshte bere rrethimi i baneses se tij dhe i eshte bere thirrje per dorezim ky i fundit eshte kunderpergjigjur me arme zjarri duke vene keshtu ne rrezik jeten e strukturave policore te angazhuara per kapjen e tij. Por fale veprimeve te shpejta dhe te mirorganizuara pas rreth nje ore bene te mundur neutralizimin dhe kapjen e autorit se bashku me armen e krimit tip automatik e cila u sekuestrua ne cilesine e proves materiale. Nga ana e policise po kryhen te gjitha veprimet e duhura procedurale dhe materialet ne ngarkim te shtetasit Gjovalin Kola do ti kalojne per veprime te metejshme Prokurorise se Rrethit Gjyqesor Shkoder per veprat penale Vrasje me dashje Plagosje e rende me dashje Prodhim e mbajtje pa leje te armeve luftarake si dhe Kundershtim te forcave te policise me arme zjarri.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›