Permbarimi privat avantazhet kundrejt sherbimit shteteror

Ligji si evitohet perplasja mes dy sherbimeve. Permbaruesit private hapin zyrat e para prane gjykatave
Problemet e ekzekutimit te vendimeve gjyqesore titujve ekzekutive dhe kohezgjatja e realizimit te procedures kane shtruar si nje nevoje liberalizimin e Sherbimit Permbarimor duke bere qe aktualisht te funksionojne dy sherbime ai shteteror dhe privat. Pritshmeria nga keto dy sherbime eshte permiresimi i situates ne ekzekutimin e vendimeve gjyqesore. Prej me teper se dy muajsh pas licencimit te 55 permbaruesve te pare private nga Ministria e Drejtesise keta te fundit kane nisur punen dhe kane hapur zyrat perkatese disa prej tyre shume prane organeve gjyqesore. Permbaruesit qe kane fituar te drejten per te ushtruar funksionin e permbaruesit privat jane te gjithe me mjaft eksperience ne fushen e ekzekutimeve te vendimeve gjyqesore pasi me pare kane punuar ne sherbimin permbarimor shteteror. Nderkohe behet e ditur se nga Ministria e Drejtesise eshte shperndare edhe udhezimi qe percakton procedurat dhe pagesat per te dy sherbimet permbarimore ne ekzekutimin e vendimeve gjyqesore ate shteteror dhe privat. Udhezimi ka hyre ne fuqi disa dite me pare ndersa shihet si percaktues ne rregullat dhe procedurat e hollesishme te bashkepunimit te Sherbimit Permbarimor me Agjencine e Administrimit te Pasurive te Sekuestruara dhe te Konfiskuara si dhe pagesen perkatese per sherbimin e permbarimit.
Ceshtjet gjyqesore si ndahen
Jo te gjitha ceshtjet do te trajtohen nga te dy sherbimet permbarimore. Jane disa ceshtje qe do ti mbeten ekskluzivitet vetem sherbimit permbarimor publik sic jane e drejta familjare dhe ajo e te miturve. Keto do te mbeten te drejta ekskluzive te sherbimit permbarimor publik pasi jane ceshtje sensitive dhe kerkojne nje lloj perkujdesjeje dhe natyrisht qe sherbimi permbarimor do ti trajtoje ato pa pagesa pasi ato do ti paguaje shteti. Kjo shtrese kreditoresh dhe debitoresh u perket shtresave shoqerore me mjete jetese minimale qe nuk kane asnje mundesi te paguajne nje sherbim permbarimor privat. Detyrimisht qe ky sherbim do te perballohet nga sherbimi permbarimor shteteror. Ndersa te gjitha ceshtjet e tjera do te jene ne kompetence edhe te sherbimit permbarimor privat. Ne ligjin per funksionimin e Sherbimit Permbarimor Privat eshte parashikuar qe te mund ti ushtroje funksionet e veta ne menyre te pavarur ne te gjithe territorin e vendit. Ne kete kuader nuk do te kete ndarje te juridiksionit sipas njesive vendore apo rretheve gjyqesore gje qe do te thote se nje permbarues privat ne Tirane mund te ekzekutoje nje titull ekzekutiv edhe ne nje qytet tjeter. Per sa u takon procedurave ekzekutive per shtetas shqiptare apo te huaj jashte territorit te Republikes se Shqiperise permbaruesi privat do te procedoje sipas dispozitave ligjore ne fuqi konventave te ratifikuara dhe marreveshjeve dypaleshe. Gjithashtu sanksionohet me ligj se te gjithe personat fizike e juridike private dhe shteterore kane detyrimin te japin te gjithe informacionin e nevojshem te kerkuar prej permbaruesit privat lidhur me gjendjen pasurore te debitorit dhe ne raste te vecanta permbaruesi privat ka te drejte qe te kerkoje asistencen e institucioneve shteterore apo subjekteve private Policine e Shtetit policine private policite administrative per te mundesuar procedurat e ekzekutimit.
Si do te evitohen perplasjet mes permbaruesve per ceshtjet
Ne Ministrine e Drejtesise eshte duke u pergatitur nje database dhe nje harte me qellim qe per ceshtjet per ekzekutim te mos kete perplasje mes permbaruesve. Sipas nje deklarate te ministrit Nishani rreth kesaj iniciative qe do te shmange perplasjet mes permbaruesve private dhe atyre shteterore ne database do te kete ceshtjen kush e relaton tarifa dhe si eshte zgjidhur. Kjo do te evitoje qe permbaruesit private dhe publike te kene perplasje mes tyre. Nga ana e qeverise mesohet te jete vene ne dispozicion nje fond prej 50 milione lekesh per ngritjen e ketij database nderkohe qe edhe nga BE-ja eshte dhene nje shume e konsiderueshme eurosh.
Marredheniet permbarues-pale
Me nisjen e funksionimit te sherbimit permbarimor privat pritet te kete nje ndryshim thelbesor ne marredheniet kreditor-debitor-sherbim permbarimor thone eksperte te CTFI. Permbaruesi kundrejt nje pagese dhe kontrate eshte i detyruar te ekzekutoje nje vendim gjyqesor qe do te thote se kreditori e ka zgjedhur vete permbaruesin dhe nga ana tjeter permbaruesi e ka pranuar vete te marre persiper kete sherbim dhe nga momenti i nenshkrimit te kontrates eshte pergjegjes para kreditorit. Ne baze te ketij ligji kreditori nese konstaton te permbaruesi parregullsi mungese besnikerie ose veprime korruptive midis te drejtave te tjera per ta vene para pergjegjesise permbaruesin ka te drejten qe ne menyre te njeanshme te zgjidhe kontraten dhe te vere ne levizje nje permbarues tjeter pra nuk do ti duhet te marre miratim nga dikush tjeter qe do te thote marredheniet kreditor-permbarues jane marredhenie bashkepunimi mirekuptimi por edhe ligjore. Po keshtu edhe marredheniet midis debitorit dhe permbaruesit jane te hapura dhe te drejtperdrejta. Debitori tani e ka te qarte qe perballe ka nje permbarues te besuar nga kreditori qe do te thote se ka me pak hapesire qe te manovroje per ti shpetuar shlyerjes se detyrimit. Gjithashtu dispozitat e ketij ligji i japin hapesire ketij sherbimi privat per ekzekutimin e vendimit gjyqesor qe te perdore mjete detyruese ndaj kujtdo qe e pengon ne permbushjen e detyres se tij.
Pritshmeria nga sherbimi permbarimor privat
Mosekzekutimi i shume vendimeve gjyqesore ne fushen civile mund te konsiderohet si fusha ku humbi betejen permbarimi shteteror. Sipas ekspertit te CTFI syte jane hedhur tashme nga permbarimi privat. Ideja e krijimit te sherbimit permbarimor privat se pari eshte konsideruar per te rritur realisht transparencen e veprimtarise se ketij sherbimi qe ka te beje me ekzekutimin e vendimeve gjyqesore. Se dyti parashikohet ofrimi i nje mundesie tjeter per ekzekutimin e ketyre titujve ekzekutive me njerez me te vertete te specializuar per te investiguar dhe gjetur burimet financiare te debitorit. Sherbimi permbarimor privat merr persiper pergjegjesine e ekzekutimit te vendimeve gjyqesore qe do te thote se si kreditori ashtu dhe debitori do te perballen me nje sherbim privat te besueshem pasi askush nuk do ta detyroje qytetarin ose subjektin te shkoje te ky apo ai permbarues. Por ne te njejten kohe edhe permbaruesi privat merr persiper pergjegjesi te drejtperdrejta si ndaj ligjit ashtu dhe ndaj kreditorit dhe debitorit. Ne marredheniet me kreditorin ndodhet ne pozicionin biznes-taksapagues si gjithe te tjeret qe operojne ne nje treg te caktuar ku eshte objekt dhe subjekt kerkese-oferta nese nuk realizon te ardhura eshte i detyruar qe te falimentoje. Sherbimi Permbarimor Privat barazohet me subjektet e tjera publike qe operojne ne fushen e drejtesise perkatesisht noterise dhe avokatise. Koncepti i lejimit njekohesisht te ofrimit te dy sherbimeve shteteror dhe privat sjell si pasoje qe kreditori qytetari ose subjekti ka te drejten e zgjedhjes sipas bindjes se tij pa asnje kufizim te kerkoje ekzekutimin nga nje permbarues privat ose shteteror ashtu si dhe nje permbarues privat eshte i lire qe ta pranoje ose jo nje ceshtje per ta ekzekutuar. Pergjegjesia fillon ne momentin qe lidhet kontrata - midis permbaruesit dhe kreditorit - dhe perfundon ne momentin qe titulli ekzekutiv eshte ekzekutuar.
Avantazhet
Transparenca dhe ulja e fenomeneve korruptive shihen si avantazhet e ketij sherbimi te ri. Nese deri dje nje kreditori do ti duhej me muaj e vite qe te vinte ne zbatim nje vendim ne rruge permbarimore pasi nuk ka pasur rruge dhe zgjidhje tjeter me futjen e sherbimit privat prej me teper se dy muaj nuk do te vijohet me ne te njejten menyre pasi nuk i duhet me te prese tia caktojne te tjeret permbaruesin por e zgjedh vete ate. Gjithashtu ashtu si dhe avokati nje permbaruesi privat do ti duhet te luftoje te gjeje kliente dhe per te thithur sa me shume kliente. Por per ta arritur kete gje do ti duhet qe te rrise cilesine e sherbimit ashtu sic ndodh me sherbimin e noterise dhe avokatise. Do te jete vete permbaruesi i interesuar qe te kete kontakte te mira te kulturuara dhe profesionale me klientin. Nje tjeter avantazh shihet ulja e shpenzimeve buxhetore si dhe ulja e ngarkeses se punes se Sherbimit Permbarimor Shteteror si dhe rritja e cilesise se Sherbimit Permbarimor permes ofrimit te nje sherbimi me te motivuar dhe te plotesuar me mjete logjistike burime financiare dhe njerezore. Gjithashtu futja ne treg e operatoreve te rinj ne kushtet e nje konkurrence te lire te cilet do te merren me ekzekutimin e titujve ekzekutive dhe mundesi te reja punesimi per juriste parashikohet te jene avantazhe ne futjen e ketij sherbimi te ri permbarimor.