E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ekzekutohet 44 vjecari dyshohet per hakmarrje

Policia po heton ne disa pista por si autor i vrasjes dyshohet nipi nje shqiptari te vrare ne Greqi 6 muaj me pare vrasje per te cilen Mirash Preka ka qene i dyshuari kryesor.

Ka qene nje bresheri kallashnikovi ato qe ka alarmuar banoret e rruges Jordan Misja ne kryeqytet te cilet kane njoftuar menjehere policine per nje vrasje ne lagjen e tyre. Ka qene ora 900 kur nje person ka qelluar mbi 44 vjecarin Mirash Preka nga Puka por qe kishte disa muaj qe ishte transferuar ne Tirane ku kishte marre edhe nje banese me qira ne Paskuqan. Burime nga policia bejne me dije se eshte ndaluar edhe vrasesi i dyshuar. Trupi i 44-vjecarit eshte gjetur prane nje mjeti tip Benz me targa 0672 E qe sipas policise ishte nen pronesine e viktimes.

Hetimi

I menjehershem ka qene reagimi i forcave te policise si dhe Oficere te policise per Hetimin e Krimeve te Renda duke bere sigurimin dhe mbikeqyrjen e perimetrit te vendngjarjes. Policia e kryeqytetit ka bere me dije se pistat e para te hetimet jane perqendruar ne versionin e vrasjes per gjakmarrje. Sipas policise Preka ka qene i dyshuar i kryesor i vrasjes se nje emigranti shqiptar ne Greqi rreth 6-muaj me pare. Mesohet me tej se viktima per te cilen dyshohet se ka vrare 44-vjecari ne shtetin fqinj ka qene nje bashkefshatar i tij trupi i se cilit eshte gjetur i vrare me nje thike.

Policia e Tiranes lidhur me ngjarje e ndodhur mengjesin e se dieles ne rrugen Jordan Misja prane shinave te trenit ka shoqeruar disa persona per te bere edhe zbardhjen e kesaj ceshtjeje. Burime po nga policia e Tiranes bejne me dije se eshte arrestuar edhe autori i mundshem i kesaj vrasjeje emri i te cilit nuk behet akoma i ditur per arsye hetimore i ditur. Nderkohe mesohet se vrasesi i dyshuar qe eshte arrestuar nga efektivet e policise eshte nipi i viktimes ne Greqi.

Pista Hakmarrje

Ka qene vrasja e nje shqiptari ne Greqi i cili ishte edhe bashkefshatar me Mirash Preka ndersa ky i fundit ka qene edhe i dyshuari kryesor per kete vrasje. Pasi vrasja ka ardhur pas nje konflikti per motive te dobeta midis dy shqiptareve. Per kete arsye edhe policia e ka vleresuar si pisten kryesore te hetimit per vrasjen e 44-vjecarit duke bere edhe ndalimin e personave te aferm me viktimen ne Greqi.

Nuk po e kuptoja se cfare po ndodhte degjova krismat dhe u ngrita e trembur kur dola jashte pashe nje person qe ishte shtrire prane nje makine- tha banorja e shtepise nje kateshe qe eshte prane vendngjarjes. Disa nga banoret e kesaj zone i kane kujtuar se krismat e armeve kane qene fishekzjarre te hedhura nga ndonje femije aty prane. Por kur ata kane pare trupin e 44-vjecarit prane makines se tij kane njoftuar menjehere policine.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›