E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bieber: Cole dhe Perry, femra të përkryera

Adoleshenti i pashëm sensacionial tha që dëshiron “një version më të ri” të dy vajzave, të cilat janë disa vjet më të vjetra se 16-vjeçari.
Bieber tha: “Cheryl Cole dhe Katy Perry janë dy nga vajzat më të bukura në botë  -dhe aq të thjeshta dhe zbavitëse.
“Nëse do të isha disa vjet më i vjetër, ato janë tipi i vajzave që do dëshiroja t’i takoja. Dëshiroj një version më të ri të Cheryl dhe Katy – një kombinim i të dyjave do të ishte mahnitës.”
Ylli tha që ka dashur t’i pyesë dy vajzat për këshilla se si ta gjejë vajzën e duhur.
“Ndoshta ato mund të më mësojnë dhe të më tregojnë se si mund të marr vesh se cilat vajza bëjnë për mua. Kjo gjë do të ishte e mrekullueshme.”
“Dëshiroj t’i ftoj të dyja për darkë, që ato të më tregojnë mënyrën më të mirë se si të fitoj zemrën e femrave si ato.”
Por nuk janë vetëm këshillat për lidhje qe i interesojnë – Bieber gjithashtu dëshiron një duet me Cheryl dhe Katy.
Dhe ai nuk tregon admirim vetëm për vajzat – Justin, poashtu ka deklaruar që është adhurues i Robbie Williams dhe Simon Cowell.
Bieber ka pohuar që do dëshironte të ishte mysafir në jurinë e X Factor.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›