Paris Hilton paditet për 35 milionë dollarë

Paris Hilton është paditur nga kompania për shtesa të zgjatjes së flokëve, e cila ka thënë që trashëgimtarja e pasur ka nënshkruar një kontratë shumëmilionëshe për të përdorur dhe promovuar kaçurrelat e tyre fals dhe pastaj i ka braktisur tërësisht, duke u shkaktuar 35 milionë dollarë dëme.
Sipas procesit gjyqësor të hapur në Gjykatën e Qarkut në Los Angelos, Hilton ka marrë më shumë se 3.5 milionë dollarë qysh se është pajtuar që të bëhet zëdhënëse për linjën e shtesave për zgjatje të flokëve - Hairtech International's Dream Catcher- në vitin 2007.
Sipas dokumenteve, Paris nuk e ka respektuar kontratën dhe Hairtech pohon që ajo është “parë ne revista dhe në televizion duke mos mbajtur zgjatimet e tyre të flokëve dhe në fakt ka qenë duke mbajtur produktet e zgjatimeve të flokëve të konkurrentëve të tyre”.0
Hairtech, po ashtu, pohon që ajo u ka shkaktuar shumë dëme edhe kur ka përfunduar në burg në qershor të vitit 2007, sepse kishte një kusht “të nënkuptuar” në kontratën e saj që ajo do të “respektonte ligjin.”
Në fakt, Hairtech ka deklaruar që atë kohë Paris është supozuar të jetë në një “party promovimi” shumë të rëndësishme për zgjatimet e flokëve.
Në padi, Hairtech ka deklaruar që “më shumë se 600 profesionistë për zgjatime të flokëve” ishte dashur të marrin pjesë në party, por Paris nuk mundi të vijë dhe ata i kanë humbur mundësitë që do të rezultonin në 6.6 milionë dollarë të ardhura.
Tani, Hairtech është duke akuzuar Parisin për mashtrim dhe pohon që përfundimisht kanë humbur 35 milionë dollarë për shkak të veprimeve të saj.
Nga kampi i Parisit, ndërkaq, deri tani nuk ka asnjë reagim.