Udhëtim fotografik në Shqipëri dhe Gjermani
12/08/2010 Tirana e Volkel dhe Gjermania 20 vjet pas ribashkimit. Katër artistë shqiptarë dhe një gjerman në një ekspozitë fotografike.
Që nga viti 2005 ai e ka vizituar rregullisht Shqipërinë. Në projektin fotografik “Tirana-Mon Amour”, me fokus te portreti dhe fotoreportazhi, ai përpiqet të dokumentojë përshtypjet e tij mbi Shqipërinë dhe njerëzit gjatë proceseve të shpejta transformuese në vend.
Fotografitë e gjermanit Hejnrih Volkel janë shumë të thjeshta, me një kompozim formal, që arrijnë të krijojnë një situatë impozante, duke paraqitur në mënyrë realiste shoqërinë shqiptare postkomuniste 20 vjet pas rënies së regjimit komunist.
Por këtë radhë janë fotografët shqiptarë ata që kanë vizituar Gjermaninë.
Katër fotografë dhe artistë shqiptarë, që kanë vizituar Gjermaninë gjatë këtij viti, sjellin përshtypjet e tyre përmes blicit të aparatit. Gjatë qëndrimit të tyre në Gjermani ata kanë vizituar vende dhe kanë takuar njerëz të ndryshëm, duke pasur si qëllim zbulimin e vendeve interesante, që ringjallin historinë, duke i paraqitur publikut shqiptar Gjermaninë 20 vjet pas ribashkimit.
“Shqipëri–Gjermani: një udhëtim fotografik” është ekspozita që organizohet nga “Tirana Art Lab–Qendër” për artin bashkëkohor në kuadër të “Tetorit Gjerman”, me mbështetjen e ambasadës gjermane në Tiranë dhe Fondacionit të Kulturës Evropiane.
Një cikël fotografik nga artistët shqiptarë Bevis Fusha, Ledia Kostandini, Alketa Ramaj dhe fotografi gjerman Hejnrih Volkel do të prezantohet duke filluar që nesër deri më 5 shtator në Galerinë e Arteve në Pogradec.
Në tetor 2010 kjo ekspozitë do të prezantohet gjithashtu edhe për publikun në Tiranë gjatë Muajit të Kulturës Gjermane.
b.goce