Messi nuk largohet kurrë nga Barcelona

“E vërteta është se ideja ime ka qenë gjithmonë të mbetem në Barcelonë dhe këtu të kalojë gjithë karrierën time”, deklaroi Messi gjatë një interviste për Sky Sports News. “Siç kam thënë gjithmonë, askush nuk e di se çka mund të ndodh në të ardhmen por nëse më takon mua të vendos, atëherë do të mbetem përgjithmonë në Barcelonë”, shtoi ai.
24 vjeçari Messi u shpreh se kurrë nuk ka parë një skuadër të luajë futboll më të mirë se ekipi aktual i Barcelonës. “Nuk kam parë skuadra tjera të mëdha që njerëzit thonë se kanë ekzistuar gjatë historisë. Kryesisht për shkak të moshës time. Por, nga ajo që kam parë mendoj se skuadra aktuale e Barcelonës është më e mira edhe pse nuk jam në gjendje ta krahasoj me ekipet e vjetra pasi nuk di mjaft rreth tyre”, theksoi argjentinasi.
Messi po ashtu lavdëroi Pep Guardiolan për suksesin e Barcelonës. “Prej ardhjes së Guardiolës, ai e ka bërë skuadrën të luajë në këtë mënyrë. Kur erdhi ai më bëri të luaj në nivel edhe më të lartë, të jem më afër golit që të shënojë më tepër dhe në vazhdimësi, gjë që nuk e bëja në të kaluarën. Ai përgatit gjithçka me vizionin e tij dhe kjo tregon se ai është trajneri më i mirë në botë”, përfundoi Messi.