E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama Ngjela e Gjinushi ne Prokurori

/ /

Padia penale ne Prokurori eshte bere ne daten 23 janar dy dite pas demonstrates se mbajtur ne Tirane. Policia deklaroi dje se prej dates 23 janar 2011 ka referuar ne Prokurori nje kallezim penal lidhur me demonstraten e Partise Socialiste dhe me pas mesazhet qe u dhane nga disa eksponente te politikes se majte. Drejtoria e Pergjithshme e Policise i ka rikujtuar Prokurorise se strukturat e rendit ne Tirane i kane vene ne dispozicion organit te akuzes thenie te cituara nga personalitetet politike te marra ne shtypin e shkruar dhe mediat elektronike nga data 15 deri me 22 janar 2011. Materiali eshte referuar per vepren penale thirrje publike per veprime te dhunshme parashikuar nga neni 223 i Kodit Penal sipas te cilit thirrjet e bera publikisht per te kryer vepra te dhunshme kunder rendit kushtetues denohen me gjobe ose me burgim gjer ne tre vjet deklaroi mbreme zedhenesja e Policise se Shtetit Klejda Plangarica. Sipas saj nje grup i posacem ne Drejtorine e Policise se Tiranes ka administruar te gjitha thirrjet e nxitjet qe kane bere perfaqesues te ndryshem te subjekteve politike si Spartak Ngjela Skender Gjinushi Edi Rama etj ne ditet para gjate dhe pas demonstrates se 21 janarit qe shkaktoi 3 viktima dhe dhjetera te plagosur.
MATERIALET E REFERUARA
Burime te rezervuara nga Policia e Shtetit thane se nxitjet dhe thirrjet per nje demonstrate te dhunshme me 21 janar 2011 kane nisur qe me 15 janar me nje deklarate ne publik te Spartak Ngjeles kryetari i Partise Ligj per Drejtesi. Ne kete date Ngjela ne nje deklarate i ftoi te gjithe te dilnin ne demonstrate sepse sipas tij me 21 janar fillon rrezimi i qeverise. Nga ana tjeter edhe pas perfundimit te demonstrates teksa vizitonte te plagosurit ne Spitalin Ushtarak Ngjela deklaroi nje demonstrate tjeter te dhunshme. Vetem nje bande mund te beje masakra te tilla ndaj popullit. U them shqiptareve te gjithe ne kembe per te ruajtur lirine dinjitetin dhe per te respektuar te vraret qe do jene deshmoret e lirise shqiptare. shte e tmerrshme nje masaker nga te kater anet. Kane qelluar me snajpere. Kane qelluar me cdo mjet deklaroi Spartak Ngjela me 21 janar nga Spitali Ushtarak. Policia e ka konsideruar si nxitje edhe deklaraten e bere nga kreu i socialdemokrateve Skender Gjinushi me 17 janar 2011. Thirrja e Gjinushit ishte Te rrezojme qeverine te ndjekim shembullin e Tunizise Duke e cilesuar kabinetin aktual si te mbytur ne skandale dhe korrupsion Gjinushi ka deklaruar se Shqiperia ka nevoje per nje skenar te njejte me ate te Tunizise.

Hetimi gardistet merren ne pyetje brenda rrethimit te Kryeministrise

TIRANE - Dy prokurore dhe tre oficere te Policise Gjyqesore kane mberritur dje ne ambientet e Kryeministrise ku kane marre ne pyetje oficeret e Gardes se Republikes te plagosur gjate demonstrates se 21 janarit. Per shkak se oficeret e Gardes nuk kane levizur nga Kryeministria prej kater ditesh Prokuroria ka kerkuar ti marre ata ne pyetje dhe per kete eshte dashur qe te dergoje grupin e hetimit tek Kryeministria. Sipas burimeve nga organi i akuzes mesohet se gardistet e plagosur nuk jane derguar as ne spital por kane marre mjekime brenda rrethimit te Kryeministrise. Dy prokuroret dhe tre oficeret e ngarkuar me kryerjen e veprimeve hetimore ne kete rast kane bere keqyrjen e demtimeve qe kane marre oficeret e Gardes dhe me pas kane mbledhur deshmite e tyre. Mbledhja e deklarimeve nga efektivat e Gardes se Republikes behet per llogari te akuzave qe jane ngritur ne adrese te disa protestuesve per kundershtim te punonjesve te policise si dhe ushtrim dhune e deri ne plagosje te punonjesve te rendit dhe sigurise publike qe ishin vendosur rreth Kryeministrise diten e zhvillimit te demonstrates. Fillimisht Prokuroria ka kerkuar qe gardistet te paraqiten ne organin e akuzes per te dhene deshmite e tyre por per shkak se ata sherbejne tek Kryeministria eshte bere marrja e tyre ne pyetje prane qeverise.     tr.so

ETLEVA DELIA

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›