Bien nga skela, nje vdes, tjetri ne koma
Aksidentet ne pune i marrin jeten nje 21 vjecari dhe rrezikojne nje tjeter punetor ndertimi qe ka rene ne koma, duke e cuar ne kater numrin e viktimave brenda 24 oreve. Ngjarjet tragjike kane ndodhur diten e djeshme ne Durres dhe Vlore, kurse policia ka ndaluar drejtuesit teknik te punimeve ne dy pallatet shume kateshe ku ishin punesuar viktimat. Mengjesin e se enjtes mbeten te vdekur poshte masivit te shkembinjve ne Novaj te Skraparit dy punetore te nxjerrjes se pllakave te gurit dekorativ.
Durres
Nuk ka kaluar nje jave dhe nje tjeter punetor ndertimi eshte aksidentuar teksa punonte ne nje pallat ne lagjen nr. 13, Plazh, ne afersi te Shkembit te Kavajes. Sajmir Benja, 21-vjec, banues ne lagjen nr. 18, ka rene rreth ores 09:30 te mengjesit te djeshem nga lartesia prej 10 metrash, duke gjetur vdekjen ne vend. Ne ndihme te tij kane shkuar punetore te tjere te objektit, te cilet e kane derguar per ne urgjencen e spitalit te Durresit. Por, sipas mjekeve, 21 vjecari ka nderruar jete rruges per ne spital, si pasoje e plageve te shumta. Sajmir Benja ishte punetor ndertimi dhe punonte ne pallatin nga i cili eshte rrezuar gjate procesit te ndertimit. Ne vendngjarje ka mberritur grupi hetimor, i cili ka shoqeruar per ne ambientet e paraburgimit pergjegjesin e sigurise se punimeve te firmes ndertuese, Adriatik Hasen. Policia dhe grupi hetimor por punon per sqarimin e rrethanave te ngjarjes, kurse akuza e ngritur eshte ajo e "shkeljes se rregullave te sigurise ne pune me pasoje vdekjen".
Vlore
Pa kaluar as pese ore nga incidenti i pare ne Durres, kur policia e Vlores eshte njoftuar per nje tjeter aksident te ndodhur ne nje pallat 8-katesh ne zonen njohur si ish-Fabrika e Orizit. Burime zyrtare te policise bene me dije se 23-vjecari Besmir Mane, me banim ne Vlore, ka qene duke punuar per llogari te nje firme ndertimi ne kohen qe ka rene nga lartesia e katit te shtate te objektit. Mesohet se Mane punonte ne nje skele, kur ka rreshkitur duke u perplasur gjate renies me derrasat dhe hekurat, derisa eshte shembur ne nje grumbull plehrash. I aksidentuari eshte derguar me urgjence ne spital, duke u futur ne sallen e operacionit per dy ore. Sipas mjekeve, pacienti 23 vjecar ka pesuar fraktura pothuaj ne te gjithe trupin, si dhe demtime ne koke. Gjendja eshte kritike dhe eshte kerkuar transportimi i tij drejt Spitalit Ushtarak te Tiranes. Policia tha se ka marre nen hetim firmen e ndertimit per mungesen e kushteve te sigurise dhe ka shoqeruar drejtuesin e punimeve deri ne nje moment te dyte.