Bien pretendimet e Mediut, Gërdeci aksident njerëzor
TIRANE- Pas dhjetra seancash të dështuara, prokurorët më në fund kanë lexuar kërkesën për gjykim duke njohur 29 të pandehurit për tragjedine e Gërdecit me akuzat që rëndojnë.
Ndryshe nga pretendimet publike të ish ministrit të Mbrojtjes Fatmir Mediu se tragjedia e Gërdecit ishte një sabotazh, Prokuroria ka deklaruar se shpërthimi ka ardhur si pasojë e një gabimi njerëzor.
Në kërkesën për gjykim prej 140 faqesh thuhet se shpërthimi ndodhi si pasojë e kontaktit të shkëndijes nga saldimi i karrocës me barutin. Në fillim të seancës gjyqësore, trupi gjykues ka hedhur 14 kërkesa të avokatëve mbrojtës, ndër to edhe kërkesën e ish drejtorit të MEICO-s Ylli Pinari për zhvillim të gjyqit me dyer të mbyllura.
Ndërsa ka rezervuar të shprehet për kërkesat e dy të pandehurëve, Spahiut dhe Mullai për pavlefshmëri të deklarimeve të tyre dhe kërkesën e Zija Bahës për pavlefshmëri absolute të aktvendimit tekniko ushtarak.
Tragjedia e rëndë e 15 marsit 2008 shkaktoi 26 viktima dhe mbi 300 të plagosur. Mes të pandehurve janë dhe Mihal Delijorgji, administratori i fabrikës së demontimit të municioneve që shpërtheu, Ylli Pinari, Dritan Minxoli, ish shefi i Shtabit të Përgjithshëm Luan Hoxha dhe ish funksionarë të tjerë të lartë të ushtrisë dhe Ministrisë së Mbrojtjes.
Pak kohë më parë, Gjykata e Lartë pushoi cështjen ndaj ish- ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu i cili u akuzua për shpërdorim detyre.
(e.n/News24/BalkanWeb)