Largohet Ahmet Prenci, në vend të tij Hysni Burgaj
TIRANE- Largohet nga detyra Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ahmet Prenci dhe në vendin e tij është emëruar Hysni Burgaj, aktualisht zvendës drejtor i përgjithshëm i policisë.
Vendimi për largimin e Prencit dhe emërimin e Burgaj është marrë në mbledhjen e sotme të qeverisë, në bazë të propozimit të ministrit të Brendshëm, Lulzim Basha.
Ende nuk dihet ndonjë motivacion për largimin e zotit Prenci, por mësohet se largimi i tij mund të ketë më shumë lidhje me disa arsye personale të tij, konkretisht shëndetësore.
Ndërkohë mësohet se pas kësaj Ahmet Prenci do të ulet në postin e këshilltarit të ministrit të Brendshëm.
Policia nën drejtimin e Ahmet Prencit ka kaluar me sukses 2 procese zgjedhore, lokalet e vitit 2007 dhe zgjedhjet e përgjithshme të qershorit të këtij viti.
Ahmet Prenci ka një karrierë të gjatë në radhët e policisë që nga lufta kundër krimit të organizuar deri te Shef i Policisë Kriminale në Drejtoritë e Policisë Gjirokastër e më tej në Qarkun e Tiranës.
Prenci u emërua Drejtor i përgjithshëm i policisë në 30 mars të vitit 2007 , me vendim të Këshillit të Ministrave.
Zëvendësuesi i tij, Bugaj erdhi në detyrën e zv.drejtorit të përgjithshëm të policisë në korrik të vitit të kaluar.
Burgaj ka një karrierë të gjatë në të gjitha nivelet e Policisë së Shtetit, duke qenë Drejtor i Policisë së Qarkut Kukës dhe së fundmi Drejtor i Policisë së Qarkut Gjirokastër.
(e.n/News24/BalkanWeb)