E Shtunë, 31 Tetor 2026

Motrat nën zinxhirë, në spitalin e Shkodrës

SHKODER- Dy motrat Keshi nga Marqellara e Dibrës transferohen në spitalin e Shkodrës.
Mbrëmjen e djeshme ato kanë kaluar natën e parë në spital, pas 22 vitesh që mbaheshin të lidhura me zinxhir nga babai i tyre 70-vjecar.
Thëllënxa dhe Fidane Keshi paraditen e sotme kanë lënë spitalin e Peshkopisë për tu transferuar drejt Shkodrës.
Kështu, pas më tepër se dy dekadash dy gratë përkatësisht 38 dhe 49 vjece do marrin ndihmë të specializuar mjeksore.
Ato vuajnë nga probleme mendore, ndërsa babai i mbante të izoluara dhe të lidhura me zinxhir për të shmangur sipas tij agresivitetin e tyre.
Ende nuk është e qartë se sa kohë dy motrat do të qëndrojnë në spitalin e Shkodrës.
(e.n/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›