E Diel, 1 Nëntor 2026

Dy motrat e sëmura transportohen në Shkodër

Transportimi i tyre nga spitali i Dibrës është bërë mëngjesin e së mërkurës. Motrat e sëmura, përkatësisht 47 dhe 38 vjeç, kanë jetuar për më shumë se 20 vite të lidhura me zinxhir, pasi sipas të atit të tyre ato përbënin rrezik për shoqërinë.

Por, pas një historie të gjatë vuajtjeje të lidhura me hekura, dy motrat kanë përfunduar më në fund në spital, në përpjekje për t’i rehabilituar. U desh ndërhyrja e mediave që situata për to të ndryshonte, pasi deri më tani askush nuk ishte interesuar, përveç babait të tyre të varfër. Vajzat janë ekzaminuar gjatë ditës së djeshme në spitalin e qytetit të Peshkopisë, por tanimë ato do të trajtohen në spitalin psikiatrik të Shkodrës.

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›