E Shtunë, 31 Tetor 2026

Durrës, arrestohen tre persona për shpërndarje droge

Burime zyrtare të drejtorisë së Policisë së qarkut, bënë të ditur se "të tre personat që vepronin në lagje të ndryshme të Durrësit u arrestuan në flagrancë nga shërbimet e Seksionit kundër Narkotikëve".

Gjatë kontrollit në banesën e 46-vjeçarit Flamur Mema në lagjen 9 të qytetit u gjetën 9 porcione lënde narkotike të llojit heroinë, të gatshme për shitje në përdorues të ndryshëm. Mbrëmë u ndaluan Alfred Doçi, 28 vjeç, banues në lagjen 12, të cilit j'u gjet 0.80 gram lëndë narkotike heroinë dhe disa orë më vonë, gjatë kontrollit në automjetin e tij edhe Altin Deliallisi, 37 vjeç nga Shijaku, të cilit j'u gjet 1 gram lëndë narkotike heroinë, e gatshme për shitje.

Tre shtetasit e arrestuar do të përgjigjen për veprën penale të "prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike", përfunduan burimet e policisë së Durrësit.

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›