Bien serish interesat, borxhi publik i kushton me pak qeverise Eglantina Nasi
Kostoja e borxhit publik qe qeveria merr nga publiku i gjere permes bonove te thesarit, sa vjen dhe ulet. Nje dukuri e tille pozitive, u konfirmua edhe gjate ankandeve te fundit te tyre, zhvilluar nga ministria e Financave, sipas te cilit, norma e interesit me te cilen u ofruan bonot me afat maturimi 3-mujor dhe ato 12-mujor, njohen nje renie te re te tyre. Konkretisht, ne ankandin e pare, ku prej qeverise u ofruan 2.95 miliarde leke, ky tregues rezultoi te ishte ne kufirin prej 5.05%. Ndersa ne ankandin e meparshem, rezulton se ai ka qene perkatesisht ne nivelin prej 5.08%. Nga ana tjeter, sa i perket ankandit te bonove te thesarit me afat maturimi 12-mujor, ne te cilin qeveria ofroi 13 miliarde leke, rezultoi se norma e interesit per kete shume ishte 6.34%. Kur ne ankandin e meparshem, ky tregues ishte me i larte, respektivisht 6.42%. Ne teresi, qeveria ofroi dje ndaj publikut te gjere nje shume totale prej 16 miliarde lekesh. Ndersa renia e metejshme e normave te interesit kundrejt ketij borxhi, flet per faktin se sistemi financiar e ka adoptuar menjehere dhe me se miri, masen e fundit te ndermarre nga Keshilli Mbikeqyres i Bankes se Shqiperise, per uljen e metejshme te normes baze te interesit, deri ne nivelin e ri te minimumit te saj historik, prej 3.75%. Ekspertet bankare, qe ne fillim te ndermarrjes se nje nisme te tille, pohuan se efekti i saj pozitiv do te shihej pikerisht ne uljen e kostos se huamarrjes se te tille. E ketu, natyrisht qe gjendet e perfshire edhe ajo e siguruar prej qeverise nga publiku i gjere, permes ofrimit te shumave te caktuara monetare ne formen e bonove te thesarit. Qe do te thote ne terma praktike, se kur te vije radha e qeverise per t’ua kthyer parate e marra qytetareve te publikut te gjere, ato do te jene me pak kete here, sesa ne perfundim te afateve te tjera te maturimit, te cilat kane patur norma me te larta interesi te aplikuara ndaj borxhit publik prej qytetareve. Ne kete aspekt, mund te konkludohet, se ulja e normes ne baze te interesit nga Banka e Shqiperise, eshte duke shfaqur efektet e saj pozitive. Sa i perket ecurise se fundit te normave te interesit te bonove te thesarit, referuar te dhenave te ofruara nga ministria e Financave, rezulton se vetem nje muaj me pare, perkatesisht ne ankandin e dates 29 janar, bonot me afat maturimi 3-mujor, u shiten kundrejt normes se interesit prej 5.08%, ndersa ato me afat maturimi 12-mujor, kundrejt normes prej 6.54%. Ndersa ankandi i pare per kete vit, ai i dates 8 janar, ofroi respektivisht normat e interesit prej 6.08% per bonot e thesarit me maturim 6-mujor dhe 6.60% per ato me afat 12-mujor.