Sherr me thika ne Kamez vritet i riu
Një vrasje ka ndodhur pasditen e sotme në Kodër Kamzë të Tiranës. Viktima Elson Fierza ka ndërruar jetë rrugës për në spital pas plagëve të marra nga një përleshje me thikë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur pas një grindje të çastit mes dy të rinjve, Elson Fierzës dhe Emiljano Dautlliut. Policia ka arrestuar autorin e vrasjes me thikë, 17 vjeçarin Emiljano Dautlliu, i cili ka pranuar edhe krimin e kryer.