E Diel, 1 Nëntor 2026

Bienalja e Venecias: Sislej Xhafa, hiqet gjysma e misterit

11/06/2005  Në kopshtin e Venecias një kullë e lartë shqiptare, e mbuluar e tëra nën vello të bardhë zbulon vetëm dy frengjitë e syve. Kjo është gjysma e misterit e zbuluar dje në prezantimin e pavionit shqiptar në Bienalen e Venecias.

Sislej Xhafa është autori i saj, i cili deri në sekondën e djeshme të prezantimin nuk ka komentuar askund, punën e tij. Asnjë fjalë në shtyp duke qëndruar në indiferencë ekstreme siç duket përbën dhe trukun artistik të artistit rebel.

Ndërsa nën rrobën e bardhë, mbuluar, puna e autorit shqiptar ka tërhequr mjaft vëmendjen e vizitorëve të kopshtit të Venecias, duke kundruar ku-klus-klanin gjigand prej 23 m të lartë dhe me një diametër prej 8 m.

Vepra e përballuar me shpenzimet personale të Sislej Xhafës ka kushtuar 80 mijë euro e derdhur e tëra nën bronx. Puna e Xhafës pritet të jetë një sensacion për të gjithë Bienalen e Venecias duke u njohur me logon “Sistemi ceremonial i lotderdhjes”.

Ndërsa kuratori Edi Muka ka shpjeguar se dikush këtë vepër mund ta quaj skulpturë, ashtu si vetë artisti, por kjo nuk e zhvesh atë nga cilësia e saj “kryengritëse”. Por, Muka vazhdon duke thënë se zgjedhja e materialit është bërë e tillë, që të na tregojë se më shumë se e ’përjetshme’ apo e ’qëndrueshme’, kjo vepër është menduar të jetë e epshme, e lëvizshme dhe e konsumueshme.

“I fanitet vështrimit tonë dhe na turbullon. Më kujtohet kur e pashë për herë të parë, mendova se ishte njëfarë kulle e mbuluar me material plastik në ndërtim e sipër. Pjesërisht kisha të drejtë. Eshtë pikërisht një kullë dhe, madje, ka të bëjë me rindërtimin, megjithëse jo me atë fizik, por kur i afrohesh më pranë mund të dallosh dy prerje në formë sysh dhe ujin që kullon prej tyre. Të shtang, të godet si vetëtimë - është një maskë e stërmadhe e Ku-Klus-Klanit, që qan“, kjo ka qenë paraqitja që i ka bërë kuratori Edi Muka. Sistemi ceremonial i lotderdhjes, tharmi kryengritës që tërheq sa herë idetë e Xhafës, nuk e kanë shkëputur këtë herë që të ngrejë një ”monument lemerisës”.

Ndërsa debati ka nisur sakaq në Venecia. Video të turpshme dhe imazhe fetare ku shkelen ritet e shenjta: “nuk ka skandal më të madh” ka qenë reagimi i Rocco Buttiliglione në “Korriere de la Sera”. Një arti i prezantuar keq. Ky ishte komenti.

Janë kritikuar shumë, disa instalacione duke u cilësuar si “të shpifura, një turp”. Madje Roco ka thënë se ato punë nuk duhej të shkonin absolutisht në bienalja për t’u ekspozuar.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›