FORTUZI EDHE DY VJET TEK IRAKLIS
10/06/2005 Indrit Fortuzi ka firmosur dje një kontratë të re dy vjeçare me Iraklisin e Selanikut. Sipas gazetës sportive greke “Sportime”, sulmuesi i mirënjohur ka vendosur që të luajë edhe dy vjet të tjera me skuadrën selanikase. “Jam i gëzuar për qëndrimin tim tek Iraklis, ka deklaruar “Zogu” menjëherë pas nënshkrimit të kontratës për mediat greke. Dua të falenderojë për gjithçka presidentin (Dhimitris Hulis) dhe trajnerin (Savas Kofidhis). Nuk u desh që të bisedonim shumë, pasi egzistonte dëshira e përbashkët, kështu që bashkëpunimi ishte diçka e sigurtë. Megjithëse kam një periudhë të shkurtër që gjendem në skuadër, mund të deklarojë se asnjëherë në karrierën time nuk kam ndeshur një klimë kaq të mirë, një familje e vërtetë. Ju premtoj se këtë sezon kam për të shënuar shomë herë”. A.Pepa