Arkivat: Rihapet historia Hoxha-Dimitrov
11/06/2005 Në vazhdën e shtimit të bashkëpunimit ndërarkivor me vende të ndryshme, dje në Drejtorinë e Përgjithshme të Arkivave të Shqipërisë u nënshkrua marrëveshja e re e bashkëpunimit me arkivat e Bullgarisë. Marrëveshja është e vlefshme për katër vjet dhe përsëritet vetvetiu vit pas viti, nëse palët nuk paralajmërojnë ndërprerjen
Marrëveshja e re për bashkëpunimin ndërarkivor midis Shqipërisë dhe Bullgarisë do të mundësojë, në radhë të parë, shfrytëzimin e dokumenteve partiake të periudhës së regjimeve diktatoriale në të dy vendet. Marrëveshja është e vlefshme për katër vjet dhe përsëritet vetvetiu vit pas viti, nëse palët nuk paralajmërojnë ndërprerjen. Marrëveshja u nënshkrua nga prof.dr.Shaban Sinani për Arkivat e Shqipërisë dhe Atanas Atanasov për Arkivat e Bullgarisë. Para nënshkrimit të marrëveshjes së re, përfaqësuesit e dy rrjeteve arkivore shtetërore vlerësuan bashkëpunimin për periudhën 2000-2005 dhe u shprehën të kënaqur për rezultatet e arritura. Bashkëpunimi midis dy rrjeteve arkivore ka qenë shumëplanësh dhe ka konsistuar kryesisht në pjesëmarrjen e ndërsjelltë në veprimtaritë shkencore të të dy palëve, bashkëpunimi në kuadër të degës evropiane të arkivave EURBICA, shkëmbimi i specialistëve dhe kërkuesve shkencorë me shpenzime qëndrimi nga pala mikpritëse, dhënia falas e fotokopjeve të dokumenteve me interes historik për secilën nga palët, shkëmbimi i informacionit për praninë e vendeve të tyre në fondet arkivore të njëra-tjetrës. Por edhe ekspozita e përgatitur nga Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave të Shqipërisë “Bullgaria dhe bullgarët në dokumentet e AQSH”, u vlerësua si një prej arritjeve të bashkëpunimit të deritanishëm. Po në kuadër të kësaj marrëveshjeje, drejtori i Përgjithshëm i Arkivave të Shtetit pranë Kryeministrisë së Bullgarisë, Atanas Atanasov, mbajti një ligjëratë për studiuesit shqiptarë, me temën “Vendi i Shqipërisë në arkivat bullgare”. Gjatë bisedimeve nga të dyja palët, u vunë në dukje lidhjet historike midis dy popujve dhe u shpreh gatishmëria për zgjerimin e bashkëpunimit. Në marrëveshjen e re parashihet shkëmbimi i mjeteve të informimit (inventarë, udhërrëfyes) për dokumentet me interes reciprok, promovimi i pasurisë arkivore që ruajnë palët për vendet që përfaqësojnë, shkëmbimi i specialistëve të arkivistikës për qëllime kërkimi, pasurimi i ndërsjelltë i arkivave me riprodhime dokumentesh, përgatitja e botimeve dhe ekspozitave të përbashkëta tematike, pranimi i shkencëtarëve të rekomanduar prej tyre me kushte lehtësuese shërbimi dhe me përparësi. Palët u shprehën se janë të interesuara për një bashkëpunim më intensiv për pasurimin e burimeve, duke iu referuar përpjekjeve që po bëhen në vendet ballkanike për ç’tendosjen e historisë, për “çarmatosjen” e saj prej disa mendësive të tejkaluara, që ende vazhdojnë të mbijetojnë, për të ndikuar në një njohje më të qytetëruar të njëri-tjetrit, të pranisë së vlerave kulturore reciprokisht, të bashkëpërkimeve dhe paraleleve historike, kulturore dhe gjeorajonale, që ka krijuar procesi historik dhe fqinjësia në të njëjtën hapësirë, shpeshherë edhe nën të njëjtën hapësirë politike-shtetërore, si periudha e Bizantit, periudha osmane etj.