E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bienalja e Venecias hap dyert

Edicioni i 54-t i Bienales së Venecias hapet nesër në një nga qendrat më të mëdha të artit bashkëkohor. Në këtë aktivitet të madh, i cili mban titullin “IlumiNazion”, një pavijon të veçantë ka edhe Shqipëria, e cila do të paraqitet me punët e pesë artistëve, realitivisht në moshë të re. Tanimë, ata janë nisur drejt Venecias për prezantimin e tyre zyrtar. Pavijoni shqiptar kurohet nga artisti italian Riccardo Caldura, ndërsa komisioner i tij është Parid Teferiçi. Arti shqiptar në këtë aktivitet prezantohet nga artistët Orion Shima, Gentian Shkurti, Anila Rubiku, Driant Zeneli dhe Eltjon Valle. Këta tre të fundit e zhvillojnë aktivitetin e tyre mes Italisë dhe Shqipërisë. Punët e tyre u përkasin të gjitha mediumeve, që nga piktura, instilacioni, videoprojeksioni e fotografia. Pjesë e edicionit të 54-t të Bienales, që drejtohet nga Bice Curiger dhe si temë të përgjithshme ka “Ndriçimin e Mendjes” (Ilumination), do të jenë 83 artistë të ftuar nga e gjithë bota. Aktiviteti do të jetë i hapur nga data 4 qershor në 27 nëntor.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›