PD dhe PS premtime boshe për minatorët
Autori i Lajmit: red.
Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta zhvilloi dje një miting në Përrenjas të Qarkut të Elbasanit. Nga ky qytet ai pohoi se Partia Demokratike dhe Partia Socialiste premtojnë statusin e minatorit por dy vjet më parë ishte vetëm LSI ajo që propozoi një projekt konkret për këtë kategori. “Sot po kujtohen shumë parti për statusin e minatorit, por dy vjet më parë ishte LSI ajo që paraqiti në parlament projektligjin për statusin e minatorit. Ata që kërkojnë vota me statusin e minatorit e rrëzuan, por ne do ta miratojmë këtë projektligj pasi ka të bëjë me një kategori të devotshme, të shoqërisë sonë që ka sakrifikuar dhe vuajtur shumë dhe nuk kane marrë vlerësimin dhe shpërblimin e merituar nga shoqëria dhe nga shteti”, - tha ai. I shoqëruar edhe nga kandidatët për deputetë, kreu i LSI-së ka vizituar tregun ushqimor të Përrenjasit, ku është takuar me shumë tregtarë, të cilët kanë shprehur shqetësimin për mungesën e një tregu të mirëfilltë për të shitur prodhimet e tyre. Më pas Meta është ndalur në mitingun e madh në Përrenjas, ku ka prezantuar Planin për Veprim dhe kandidatët e LSI në këtë qark. “Është kënaqësi të jem sot këtu, të kërkoj votën tuaj që të fillojmë së bashku me 29 Qershor të nxjerrim Përrenjasin dhe Shqipërinë nga kriza ekonomike, që e ka futur keqqeverisja dhe keqmenaxhimi i Kryeministrit në largim, Sali Berisha në mënyre që me 29 Qershor të fillojmë me Planin tonë për veprim, për të nxjerrë bujqësinë nga kriza dhe për të filluar programin tonë të punësimit”, - tha ai. Kreu i LSI-së premtoi dhe miratimin e ligjit për moshën e tretë. Meta pohoi më tej se LSI jo vetëm do të kontribuojë për krijimin e një mazhorance progresiste të një Qeverie të majtë dhe progresiste por gjithashtu do të zgjidhë të gjitha problemet ekonomike dhe sociale, problemet më jetike që ka Përrenjasi dhe gjithë shqiptaret, përmes Planit për Veprim. Po dje ai është ndalur dhe në Peqin ku theksoi se kandidatët e LSI-së janë ata që do të përfaqësojnë denjësisht shqiptarët dhe komunitetin e Peqinit në Kuvend pas 28 Qershorit.
Ky lajm është publikuar: 15/06/2009