E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Big Brother 2", Qetsori: Do ngremë kurthe

Kur vetëm një ditë na ndan nga spektakli i madh i së shtunës, nominimet dhe aleancat që banorët kanë ndërtuar apo duan të ngrenë brenda shtëpisë, kanë mbizotëruar në diskutimet e tyre. Veçanërisht Qetsori, duke biseduar veças me Adelën apo edhe Anjezën, ka folur për "kurthe" që duhen ngritur. Gatimi i picave nuk ka qenë vetëm një argëtim. Numrin e pakët të porosive, Republika e ka barazuar me simpatinë që njerëzit jashtë kanë për të.

Tema të tilla më vënë në siklet"

Anjeza i kreh flokët Bikës. Ajo përfiton nga fakti që janë vetëm dhe e pyet atë se përse iku nga debati i Aidës për temën e seksit. Bika i përgjigjet se tema të tilla e vënë në siklet dhe se ka turp të flasë për to. Anjeza i shpjegon se po e pyet pasi këtë herë, ka ndër mend ajo të hapë një temë debati të tillë. Ajo thotë se i erdhi kjo ide nga debati i kaluar dhe biseda që pati më pas me Adin për masat mbrojtëse në një marrëdhënie. Bika i përgjigjet shkurt se as i kanë interesuar dhe as i interesojnë, por Anjeza mundohet t‘i mbushë mendjen që të paktën të qëndrojë gjatë debatit se herët ose vonë do t‘i duhet të përballet me këto gjëra. Bika i thotë se do të qëndrojë për respekt ndaj saj, por nuk do të marrë pjesë në debat, sepse nuk ka se çfarë të thotë.

Anjeza: "Kush është Bjordi?"

Anjeza kërkon të njohë më shumë Bjordin dhe ulet pranë tij. Ajo i thotë që ata nuk e njohin njëri-tjetrin. Sipas saj fakti që e ka ndjekur nga jashtë, nuk do të thotë që ajo e njeh atë. Bjordi i thotë: "Normal, mua nuk po më njohin këta që janë brenda!" Ai vazhdon duke thënë që personat në shtëpi mund të njohin vetëm 2% të Bjordit. Anjeza i thotë: - "Nëse ata të njohin kaq pak, i bie që ti të mos kesh qenë vetvetja këtu". Sipas Bjordit, arsyeja është se personave të shtëpisë, nuk u intereson ta njohin atë. Anjeza i thotë që ajo është shumë e interesuar të njohë të gjithë banorët, por në veçanti Bjordin, pasi ka shumë kuriozitet për të. Ajo vlerëson tek ai faktin që i respekton shumë femrat. Bjordi e pyet:- "Çfarë do të dish nga Bjordi?" Ajo i thotë: - "Kush është Bjordi?" Ai i thotë që ka zgjedhur një pyetje shumë të vështirë, pasi nuk pëlqen të flasë për veten. Ajo i thotë që dhe ajo nuk i pëlqen të tregojë shumë për veten, por ja lë në dorë personave që ta kuptojnë me veprimet, me mendimet e saj. Bjordi i tregon shkurtimisht për jetën e tij. Ajo e pyet: - "Çfarë kërkon prej një femre?" Ai i thotë që femra duhet të ketë feminilitet, dhe ta kuptojë. Te njerëzit ai thotë që në përgjithësi vlerëson sinqeritetin dhe të mirën. Ajo vazhdon me pyetjet: - "Po për mua si e ke ndjesinë, jam e mirë apo e keqe?" Ai ia kthen:-"Do të të studioj!"

Anjeza: "Nuk jam tip i mbyllur!"

Anjeza i tregon më shumë për veten Arjonit. Ajo i thotë që është një tip që nuk mban rezerva dhe se nuk shtiret dot. "Nuk jam tip i mbyllur!" - thotë ajo. Arjoni i thotë që brenda në shtëpi nuk duhet të jesh shumë i sinqertë dhe shton:-"Një herë që u tregova i sinqertë me Liritën, më kanë "masakruar" të gjithë banorët". Ajo i kërkon që t‘ia tregojë dhe njëherë situatën me Liritën. Sipas Anjezës, ai ka thënë diçka që e ka ndier për momentin, dhe këtu nuk ka asgjë të keqe, por shton: - "ja ke thënë në momentin e gabuar!"

Piceria "Big Brother"

Banorët për provën e javës duhet të përgatisin pica sipas porosive që do bëjnë njerëzit në nr. e tel. 2370740. Gjatë provës ata u kthyen në picajolë të vërtetë. Toni ishte kuzhinieri që i ndihmoi në përgatitjen e picave të tyre. Ata i vunë emrin e tyre picave duke i bërë dhe një reklamë. Menuja e picerisë ishte:

Qetsori (Pica Margarita)

Aida (Pica Katër djathërat)

Dritan (Pica Diavola)

Mimoza (Pica Vegjetariane)

Anjeza (Pica Ton)

Lirita (Pica Rukola)

Ardjani (Pica Kapricoze)

Bjordi ( Pica Katër stinët)

Adelajda( Pica Proshutë)

Antoni (Pica Napolitane)

Republika (Pica Kërpudhë)

Kjo provë do zgjasë gjatë gjithë javës dhe buxheti i mbledhur nga shitja e picave do kaloj për qëllim bamirësie.

Bika: "Ndihem e zhvlerësuar!"

Gjatë provës së picës të gjithë banorët u impenjuan për këtë. Picat Qetsor, Adelajda dhe Adi ishin ndër më të kërkuarat nga telefonuesit. Jo të gjithë kishin shumë kërkesa, ndër to ishte dhe Republika, e cila ishte shumë e mërzitur për këtë fakt. Ajo i thotë Adit:- "E ndiej veten të zhvlerësuar!" Banorët mundohen t‘ia ngrenë moralin duke u bërë kërkesë teleshikuesve që të porositnin nga Pica Bika. Pas provës, ata diskutojnë për ///////////provën dhe mënyrën se si do e organizojnë ditën tjetër punën. Anjeza u propozon banorëve që në pica të bëjnë zemra. Adi ia kthen me batutë: - "Unë propozoj që picat t‘i bëjmë në formë celulari."

"Dua të dal në nominim!"

Dritani ka thënë se nuk dinte si ta shpjegonte gjendjen e tij psikologjike. Ai ka thënë se nuk ndihej as mirë, as keq. Dritani ka shtuar se do të donte të nominohej kësaj jave dhe e dinte që kështu do të ndodhte. Sipas tij, kjo do ta ndihmonte t‘i kuptonte më mirë gjërat e për më tepër t‘i ndryshonte pak gjendjen emocionale. Sipas Republikës, personi që nominohet dhe i shpëton nominimit të parë është dyfish i vlerësuar. Dritani ka vazhduar të thotë se dëshiron të jetë i nominuar dhe Bika, me shaka, i ka thënë se do ta nominonte.

"Sikur të më sjellin vëllain!"

Zgjidhjen e rastësishme të lidhëseve të këpucëve të Dritanit, Republika e interpretoi si një rrugë që do të bënte dhe në rastin konkret, meqë ishin brenda shtëpisë së "Big Brother", si një surprizë që do t‘i bënin, e atij do t‘i duhej të dilte në oborr për këtë. "Sikur të më sjellin vëllain!" - ka thënë Dritani, duke shprehur mallin e madh që ndiente për të.

"E di vetë sa e pastër jam!"

Anjeza i ka tërhequr vëmendjen Mimozës, duke i thënë se që kur kishte ardhur, kishte vënë re se si ajo, si ndonjë tjetër, nuk e hiqnin asnjëherë pjatën e tyre, pa kaluar më pas te gjërat e tjera. Mimozës nuk i ka ardhur mirë dhe u është drejtuar të tjerëve që ishin në tavolinë, duke i pyetur a ishte punëtore. Adelajda ka thënë se Mimoza kur donte, i bënte punët "xixë". Sipas Anjezës, kjo nuk ishte mënyra e duhur, sepse çështja nuk ishte kur doje, por kur duhej. Ajo ka vazhduar duke i thënë Mimozës se ajo thjesht po i vinte në dukje diçka që mendonte, nuk po e kritikonte. Mimoza i ka thënë se ia tha njëherë dhe nuk kishte nevojë t‘ia përsëriste, e as të dëgjonte komente, sepse nuk i interesonte. "Unë e di vetë sa e pastër jam!" - i ka thënë ajo Anjezës. "Unë po të them atë që mendoj, - ia ka kthyer Anjeza, ty po nuk të pëlqeu, bëj sikur s‘dëgjon!".

"Anjeza ka ardhur e përgatitur!"

Sipas Aidës, banorja e re e shtëpisë, Anjeza, "kishte ardhur shumë e përgatitur". Në të kundërt të Mesidës, që kishte hyrë pa pasur ndonjë plan të përgatitur, Anjeza "i kishte bërë detyrat e shtëpisë". Ndërsa Ani, po sipas Aidës, nuk donte t‘ia dinte për lojën e njërit - apo të tjetrit, ai kishte hyrë sepse kështu kishte pasur dëshirë dhe po "bënte qejfin e tij".

"Po luftojmë secili për vete!"

Duke komentuar fjalët që i kishte thënë Anjeza mbi pastërtinë që Mozës i mungonte, Adelajda i ka thënë se kur dikush kishte të drejtë, Mimoza duhet ta pranonte. "Nuk lihen çorapet mbi banakun e kuzhinës!"- i ka thënë ajo Mimozës. Mimoza është munduar t‘i shpjegojë rrethanat që e kishin shtyrë atë moment në atë veprim, por Adela ia ka prerë shkurt, duke i thënë se askush nuk donte t‘ia dinte se çfarë kishte ajo në mendje. "Po ti pse i ke lënë këtu këpucët e mia?- i ka thënë ajo Adelës, - pse nuk i vure në vend pasi i përdore?". Pas largimit të Adelajdes, Mimoza i ka thënë Republikës se shkak për gjithë këto situata që po krijoheshin ishte nominimi. "Ne po luftojmë secili për vete dhe po përpiqemi të gjejmë pretekste për të nxjerrë keq të tjerët!" - ka thënë Mimoza dhe ka shtuar se i vinte shumë inat me Adelën që mundohet "t‘i tjerrë gjërat". Ajo i ka thënë Republikës se si tip ishte shumë nevrike, por këtu, në shtëpinë e "Big Brother" po e përmbante shumë veten dhe po duronte shumë.

"Anjeza nervozohet kur më mburrin!"

Sipas Mimozës, Anjeza bëhet shumë nervoze kur të tjerët i bëjnë komplimente Mimozës. Ajo u ka kujtuar Republikës dhe Adelajdes, momentin kur dikush nga banorët i kishte cilësuar bukurinë dhe ka imituar reagimin e Anjezës. Mimoza tregoi se siç i kishte thënë dhe Anjezës, asaj i pëlqenin komplimentet dhe ndihej e lumtur kur dikush e komplimentonte. Por kjo e fundit, sipas saj, ishte diçka që Anjeza nuk mund ta duronte. Sipas Mozës, gërricja e Anjezës me të, për punën e çorapeve, ishte rrjedhojë e kësaj, gjë që nuk i dukej fort normale. "Shpresoj të qëndroj sa më gjatë në shtëpi, - u është shprehur vajzave Mimoza, - që të shoh me çfarë mendimi ka ardhur!".

"Këtë javë do të ngremë kurthe!"

Qetsori ka biseduar me Anjezën në lidhje me nominimet. "Këtë javë do ngremë kurthe!" - i ka thënë ai Anjezës, që ka reaguar e habitur. Më pas ai e ka pyetur a donte të bashkëpunonte me të apo jo. "A do të krijojmë aleancë?" - e ka pyetur ai, në dukje me shaka. Anjeza ia ka kthyer se ajo i krijon vetë aleancat e saj. Qetsori ka vazhduar me të vetën duke e pyetur nëse do të ishte ai në aleancat e saj, pyetje të cilës Anjeza i është përgjigjur se do t‘ia thoshte kur të vinte koha e se gjithsesi, ishte tepër shpejt për të diskutuar për këto gjëra. Më pas Qetsori e ka kaluar fjalën te nominimet që asaj do t‘i duhej të bënte këtë të shtunë, pyetje të cilës Anjeza është munduar t‘i shmanget pa dhënë emra konkretë e duke përmendur edhe njëherë kohën e gjatë që i ndante nga e shtuna. "Po kur të të thotë Arbana, shpejt e shpejt, bëj dy vezë, - i ka thënë Qetsori, - ti çfarë do të thuash?". "Pse, ju kur i bëni vezët i tregoni?" - ia ka kthyer Anjeza.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›