E Shtunë, 31 Tetor 2026

Big Brother Albania Erioni përballë grupit kundërshtar

12/05/10 03:16

Pas një kohe të gjatë thashethemesh edhe dy djemtë futen në dhomën e gjumit dhe Erioni fillon të cacmohet me ironi me Jonën dhe Klodin. Klodi i thotë se ai është njeri i vuajtur dhe Erioni ia kthen si gjithë të tjerët. Kjo ka bërë që mes Erionit dhe Klodit të lind një tjetër debat ku Erioni i thotë se ai e di që Klodi ka vuajtur në jetë, por kjo nuk do të thotë se ai duhet ta thojë këtë gjë në çdo debat dhe diskutim, pasi edhe të tjerët kanë vuajtur. Klodi preket dhe i thotë se ai është rritur jetim dhe kjo është shumë lënduese, përveç fakteve që ai nuk e ka pasur një fëmijëri si ata. Në këtë moment në diskutim ndërhyn edhe Domenika e cila i thotë Erionit se përse ata e shohin si me bezdi faktin që Klodi ka kaluar shumë vuajtje në jetë. Domenika dhe Klodi i thonë Erionit se po bëhet si Kika që shoshte se Klodi viktimizohet. Erioni i thotë Domenikës se mënyra se si ia thotë ai Klodit gjërat, e di ai se si ia thotë dhe për këtë nuk ka nevojë që të gjykojë as ajo, asnjeri tjetër. Domenika i thotë se ajo po kupton se ai shqetësohet nga jeta e Klodit. Erioni e mohon këtë dhe thotë se realisht i vjen keq për këtë, por nuk i vjen mirë që Klodi ta përmendë shpesh. Klodi i thotë që të mos luajnë me dhimbjen e tjetrit. Erioni i thotë se askush nuk luan me dhimbjen e njeriu, por problemi është kur njeriu luan me dhimbjen e vetë. Domenika i thotë Erionit: që ti e ke pasur jetën vaj, një tjetër nuk e ka pasur një jetë të tillë. Erioni i thotë: ku e njeh ti jetën time se si ka qënë, por mua realisht më bezdis që Klodi e përmend të njëtin muhabet disa herë. Debati i tyre vazhdon për një kohë të gjatë ku Klodi i thotë se e priste që Erioni tia thoshte në sy gjërat. Erioni i thotë se tashmë ata janë përballë njëri-tjetrit dhe në sy po i thonë të gjitha. Edhe Jetmiri ndërhyn në debat duke qeshur dhe luajtur me nervat e banorëve. Edhe Jona sapo flet Jetmiri, fillon që të reagojë edhe ajo. Po afron mëngjesi dhe banorët vazhdojnë të debatojnë herë me tone të larta dhe nerva, herë me ironi dhe të qetë. Pas debateve vajzat kërkojnë që të flenë dhe banorët kështu bëjnë me përjashtim të Jetmirit i cili qëndron edhe për disa orë në oborr. if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›