E Shtunë, 31 Tetor 2026

Të rinjtë e Kamzës, model për Europën e së ardhmes

Perspektiva dhe punësimi

Bashkia Kamzë ka qenë në qendër të konferencës “Mundësitë e rinisë shqiptare në Europën e së ardhmes”. Fondacioni gjerman “Konrad Adenauer”, Qendra Gjermane për Migracionin dhe Zhvillimin Ndërkombëtar (CIM), Bashkia e Jenës, Këshilli i Europës dhe qeveria shqiptare, kanë ngritur në qendër të diskutimeve një nga çështjet më të rëndësishme për të ardhmen zhvilluese dhe integruese shqiptare europiane. Bëhet fjalë për perspektivave të rinisë shqiptare në të ardhmen europiane. Fokusi i kësaj konference është përqendruar në rajonin e Kamzës, duke qenë e pandarë nga të gjitha proceset zhvilluese e integruese që qeveria shqiptare dhe partnerët e saj ndërkombëtarë kanë përcaktuar tashmë për Shqipërinë në Europën e ardhshme.

Temat të tjera, të cilat u mbajtën në këtë konferencë kishin të bënin me sistemin e edukimit shqiptar në kontekstin e politikës europiane për edukim, kooperimit si instrument i integrimit europian ndërmjet rajoneve europiane nën shembullin e Jenës dhe të Bashkisë së Kamzës. Sfidat shoqërore në Europën globale, mundësitë e rinisë për të pasur pjesë aktive në këtë proces, mundësitë e rinisë shqiptare në tregun e punës në një krahasim ndërkombëtar, në domosdoshmërinë e përfitimit të kualifikimit bazë, të kompetencave specifike dhe të arsimimeve të kualifikuar

#

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›