"Big Brother"! Ne jemi të njëjtë
Shfaqja mediale, "Big Brother (is watching you)", (ose Vëllai i Madh po të shikon), na tregoi se ne, shqiptarët nga Kosova dhe Shqipëria, nuk dallojmë fare mes vete, as si shqiptarë e as si karaktere. "Big Brother" ishte, është dhe mbetet një rekuzitë mediale e pëlqyer dhe e shikuar nga publiku, kudo. Kështu, pjesa e parë e shfaqjes "Big Brother" ishte ajo që nxiti kureshtjen e shikuesve, pra shikueshmërinë, ndërsa pjesa e dytë ishte vijimësi e të parës. Për nga përmbledhja dhe renditja e karaktereve (ose personazheve), pjesa e parë e "Big Brother" ishte një organizim shumë më i mirë, sepse ishte spontan, bashkë me moderatoren. Në pjesën e dytë, kjo moderatorja më nuk kuptohej nëse ishte moderatore apo valltare ekzotike, e cila me ngulm kërkonte tërheqjen e vëmendjes.
Sido që të jetë, kjo sjellje, moderatoren e bënte karakterin e parë dhe të paevitueshëm, pra të natyrshëm në këtë shfaqje gjithsesi jo spontane. Nuk e di nëse ia vlen të theksohet që prania e Mimozës dhe ajo e mëhershme e Besës nuk ishin krejt rastësisht aty. Kjo shfaqje nuk kishte shikueshmërinë në trevën e Kosovës pa këto karaktere. E rastësishme? Natyrisht që jo. Organizatorët e "Big Brother" e dinë se çfarë bëjnë. Por, kjo nuk është poenta. Shfaqjes "Big Brother" mund t‘i qasesh nga shumë vështrime. Femrat, kryesisht, e shikuan këtë shfaqje duke komentuar dialogun e karaktereve. Pra, ato shprehnin ndjenjat e tyre përmes dialogut të karaktereve. Deri në atë masë saqë në mediat tona u bë një shkrim që u sugjeronte femrave tona të lexojnë. Nga pikëvështrimi mashkullor, ky sugjerim del pak naiv dhe i papjekur.
Por, edhe një herë, sugjerimi i tillë kishte ardhur si rezultat i dialogut mes karaktereve në atë shfaqje. Nëse shikohet shfaqja në mënyrë pak më të gjerë, Mimoza del plotësisht e pafajshme (jo pse ka bërë ndonjë faj aty). Jo për ta mbrojtur Mimozën ose për ta sulmuar dikë tjetër, por Mimoza është personifikim ose përfaqësim i një mentaliteti të përgjithshëm të femrës kosovare. Nuk është puna te leximi ose mosleximi. Puna është se Mimoza është gjetur (me ditë të tëra) në një ambient krejtësisht të panjohur për të dhe ku (çuditërisht) është folur një gjuhë në kajde të gjuhës shqipe. Reagimi i Mimozës ishte spontan: ajo ka heshtur (sikurse njëfarë Lorna). Heshtja e saj, faktikisht, paralajmëron për dallime jo vetëm në karakter. Nga ky vështrim, shqiptarët nga Shqipëria dhe shqiptarët nga Kosova nuk dalin të njëjtë. Dua të them, nuk jemi të njëjtë në proces, pra, në mënyrën se si i bëjmë gjërat. Megjithëkëtë, në përgjithësi rezultati i veprimeve tona del gjithmonë i njëjtë. Dua të them, zhurma e Adelajdës dhe heshtja e Mimozës kishin të njëjtin qëllim. Dallonte vetëm mënyra e arritjes së atij qëllimi.
***
Ka shumë perceptime nëpër Perëndim që kërkojnë ndalimin e kësaj shfaqjeje mediale, e cila sjell shikueshmëri të tmerrshme (të garantuar), por edhe përfitime materiale-financiare dhe politike për kompaninë mediale që e organizon dhe e transmeton atë. "Big Brother" është krijesë mediale që transmetohet tash e sa vjet nëpër shumicën e vendeve perëndimore.
Me këtë shikueshmëri të tmerrshme, dhe me ndikim edhe më të tmerrshëm, shfaqjet e tilla shumë lehtë mund të dirigjojnë karakterin e njeriut, pra, jo vetëm opinionin publik. Për disa specialistë të komunikimeve, kjo paraqet rrezik. Sido që të jetë, është mirë që kemi shfaqje të tilla si "Big Brother" në këtë hapësirë regjionale evropiane. Ato, në fakt, na tregojnë që nuk dallojmë në atë që e kërkojmë, pra në qëllim. Dallojmë vetëm në mënyrën se si e kërkojmë, se si e parashtrojmë atë kërkesë, pra, në objektiva. Dua të them që politikëbërësve u mbetet që t‘i njohin këto dallimet, në mënyrat e vepruarit këtej dhe andej kufirit virtuoz shqiptar dhe të gjejnë rrugë për t‘i bërë bashkë që të jetojmë bashkë në një sistem. Por, megjithëkëtë, "Big Brother" na e zbulon karakterin individual të secilit prej nesh, na e tregon se sa të brishtë jemi si karaktere, se jemi në gjendje të bëjmë gjithçka vetëm e vetëm që të plotësojmë ambicien tonë personale. Jemi të gatshëm të ndahemi nga fëmijët, nga burri, nga gruaja, nga familja e gjerë. Dhe shumë gatishmëri të tjera. Asnjëra prej tyre nuk është as e hijshme për t‘u parë e as për t‘u diskutuar.
Shumë nga këto veprime ne i marrim si veprime intime, personale. E kur kanosemi nga jashtë, ne reagojmë se dikush po na e shkel privatësinë tonë. Sikurse Ylli Pango. Ne i bëjmë të dyja, edhe përmbushim ambicien tonë në mënyrën më të çuditshme të mundshme (në mungesë të paaftësisë sonë), por edhe kërkojmë mbrojtjen e privatësisë në mënyrë institucionale (nga po ato institucione të cilat i shkelim përmes paaftësisë sonë për të arritur ambicien tonë). Këto veprime vlejnë për të dyja gjinitë, edhe mashkullore edhe femërore, kudo qofshin ato, si në Kosovë, si në Shqipëri. Në fakt, që nga viti 1999, shoqëria e Kosovës, sidomos femra e Kosovës, ishte në gjendje të bënte gjithçka vetëm për një vend pune. Nuk është fjala këtu për mbijetesë për shkak të mungesës së mirëqenies sociale. Këtu po flas për ambicie që lirshëm mund të cilësohen të sëmura. Ky trend ende vazhdon te të dyja gjinitë. Rezultati është se kështu e pëson e tërë shoqëria.
***
Diskutimet e gjalla për dallimet dhe gatishmëritë e tilla individuale, shumë lehtë, një shoqëri të tërë mund ta fusin në bela mes vete. Sidomos shoqërinë e Kosovës, e cila me vullnetin e vet është ndalur në status-quo (në pozitë të pandryshueshme) dhe të tranzicionit, e që nuk dëshiron të dalë që aty, sepse është rehatuar në të. Kështu, televizioni po na e ndihmon jetën e tillë. Shfaqjet mediale si "Big Brother" mund të paketohen, të ofrohen e të blihen pa asnjë vërejtje. Bile kërkohen më shumë. Sepse aty i tërë realiteti i individit vjen i paketuar me muzikë, me dialog analizues-argëtues dhe me veprime të tjera relaksuese, si rezultat i ndodhive dhe i karaktereve, përmes të cilave mund të identifikohemi shumë lehtë.