E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA-Kube, rinisin bisedimet mbi emigracionin

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kuba ranë dakord të rinisin bisedimet e drejtpërdrejta mbi emigracionin, të zhvilluara për herë të fundit në vitin 2003. Njëherësh po kryhen marrëveshjet e nevojshme për të krijuar sistem të drejtpërdrejtë postar mes dy shteteve. Bisedimet për problemet e emigracionit ishin pezulluar nën administratën e presidentit Bush. Nga analistët konsiderohet si një shenjë e fryteve që po japin përpjekjet e Presidentit Obama për përmirësimin e raporteve me Kubën.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›