E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vdes ish-presidenti Efraim Katzir

Lajmi i vdekjes së Efraim Katzir, Presidenti i katërt i Izraelit njëherësh një prej pionierëve të shtetit, u dha dje nga Kryeministri Beniamin Netaniau. Katzir, 93 vjeç, shërbeu si President gjatë harkut kohor 1973-1978, një periudhë kyçe në zhvillimet e shtetit izraelit. Ish-presidenti emigroi në moshën 6-vjeçare nga Kievi në Palestinën e kontrolluar nga britanikët. Më vonë, u bë pjesëtar i lëvizjes "Haganah", grupi militant hebre që luftoi për pavarësinë e Izraelit.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›