Peru, dhjetëra të arratisur nga burgu
Dhjetëra të dënuar peruanë u arratisën dje nga një burg për t‘u strehuar në një rajon me bimësi shumë të dendur. Nga autoritetet mësohet se kanë arritur të arratisen të paktën 44 të burgosur. Këtë e arritën duke kërcënuar rojet me thika dhe duke shtënë më pas në dorë një armë të tipit kallashnikov. Burgu, që ndodhet në zonën e amazonave të Perusë, është rreth 900 kilometra në veri të kryeqytetit, Lima.