"Big Brother" dhe evropianizimi i shqiptarëve
Sot do të jetë dita e fundit që shqiptarët kudo ndodhen
do të mbërthehen me siguri para ekranit të
tyre për të ndjekur finalen e asaj çka "Top Channel"
në 3 muaj solli në shtëpinë e çdo njeriu: një
program televiziv evropian, me një standard të padiskutueshëm
si nga ana teknologjike, ashtu dhe nga ana e
përmbajtjes.
Teksa e shoh të mbyllet siparin e një prej produkteve
televizive që ngjalli një interes të patreguar ndër banorët
e këtij kombi, më lind një reflektim mbi produktet mediatike
shqiptare, e ardhmja e tyre dhe vendi që zënë në
rolin e madh edukues, informues dhe argëtues të shoqërisë
sonë, drejt krijimit të një mendimi ndryshe për jetët
tona në kontinentin "e ri", Evropën.
Shpesh herë, teksa ndezim ekranin tonë në shtëpi, u
ngjajmë pak spektatorëve të një historie komike që një
miku im tregonte për aktivitetet artistike në kohën e ishregjimit
komunist: një prestigjator në Korçë doli në shfaqjen
e Vitit të Ri dhe po bënte numrin e tij, të cilin kishte shumë
vite që e bënte dhe spektatorët i sugjeronin vendet ku e
kish fshehur pingpongun. "Shiko në xhep të zhaqetës apo
në çorape", bërtisnin njerëzit në sallë, të cilët prej disa dekadash
shijonin vetëm këtë gjë në prag të Vitit të Ri.
Është shumë e dhimbshme të ndjesh se edhe pas 18
vitesh, me një fluks antenash televizive të jashtëzakonshme
për nga numri, sërish, fatkeqësisht, të pakta janë
ato programe që ngjallin interes apo prej të cilave mund
të përthithim pak vlerë në "urinë" tonë të madhe kombëtare
për të mësuar gjëra ndryshe nga ç`na kishin
mësuar, për të rritur një brez ndryshe nga ç`jemi rritur ne,
e për të shijuar qytetërimin pak ndryshe nga çfarë e kishim
jetuar vetë.
Mbase ishte thjesht dëshira e një njeriu si Dritan Hoxha
për të ndryshuar diçka në këtë realitet mediatik, ose
ndoshta ishte intuita e tij e biznesit (këto i dinte vetëm ai
që i mori me vete) ajo çka ne kemi në dorë sot, si një dritare
e re drejt horizontit mediatik evropian, tek i cili rropatemi
dita ditës të shkojmë, por që vështirë të gjejmë një
përgjigje se kur do të ndodhë një gjë e tillë.
Të sjellësh "Big Brother" në Shqipëri, po ta gjykosh nga
vlera financiare si një menaxher i hollë, është një
vetëvrasje, ndërsa po ta gjykosh nga vlera sociale, nuk ka
njësi matëse. Dhe pikërisht midis këtij kontrasti qëndron
njeriu që e mundësoi atë. Mund të hedhim së bashku
shumë hipoteza dhe mbase asnjëherë nuk do të gjejmë
"përse"-në, por ajo çka me siguri do të gjejmë është ky realitet:
Standardizimi evropian i programeve të "Top Medias"
drejt dëshirës së pafund për t`iu larguar realitetit të
ideve të mjera të televizionbërësve shqiptarë. Kjo, me
çfarëdolloj kostoje në funksion të idesë konstante për të
përqasur shikuesin shqiptar me mendimin e botës së
qytetëruar për një Shqipëri ndryshe. E thënë kështu,
mbase kjo fjali tingëllon pak patetike, por e parë me realizëm,
thjesht në një komandë televizori, njeriu kupton se
sa larg dhe sa afër është Evropa, dhe se për çfarë njerëzish
ka nevojë ky vend. Të shohësh me sytë e një evropiani të
qytetëruar brenda një realiteti të dhimbshëm ekonomik
dhe politik është një cilësi që jo të gjithë njerëzit e kanë.
Të besosh në këtë ëndërr dhe ta bësh realitet për kombin
tënd, është virtyt i njerëzve shumë të rrallë, ndaj në këtë
finale të njërës prej ëndrrave televizive të "Top Medias",
mbetem me shpresën se ca shqiptarë të tjerë, të cilët kanë
në dorë fatet e këtij vendi, do të përpiqen të jenë të paktën
pak si ky djalë i thjeshtë, që na dha shumë dhe që na
tregoi, qoftë edhe nëpërmjet këtij programi televiziv, se
të qenit evropian fillon në mes të Tiranës, në frymën dhe
mendimin ndryshe të çdo shqiptari dhe në shtëpitë tona
pas një ekrani të vogël që është në gjendje të bëjë shumë
më tepër se sa fjalët boshe në fushata politike.