E Shtunë, 31 Tetor 2026

Big Mama mbush 23 kurse Leonora 32, detaje nga festat



Vitet kalojnë kurse ato janë të famshme, të pasura, të dashuruara edhe pse nuk e pranojnë një gjë të tillë. Bëhet fjalë për dy këngëtaret tona, Big Mamën dhe Leonora Jakupin. Që të dyja javën që kaloi kanë festuar ditëlindjet. Big Mama ka mbushur 23 vjeç kurse Leonora 32. Gjithmonë e qeshur, me stilin dhe zërin e veçantë, ka krijuar dhe ka sjellë në estradën shqiptare vlera të padiskutueshme. është fjala për këngëtaren Big Mama, e cila duket shumë e lumtur pasi dashuron njeriun e duhur. “Po jam e dashuruar, jam shumë shumë e lumtur për shkak se dashuroj personin e duhur. Kaq dhe me shumë mos më pyetni, boll a!”. Këto komente Bigi i ka bërë në një prononcim për mediat duke thënë se është e dashuruar, por duke mos dhënë më shumë detaje. Festën me rastin e ditëlindjes, Bigi e organizoi na klubin “Ekskluziv” në Shkup, ku të pranishëm ishin shumë fytyra publike, mes tyre edhe stilisti Armend Ramadani, Mert Asllani (vëllai i Bertanit), Davon Edwards etj. Mes shumë dhuratave të sjella nga miqtë, Bigi këtë rradhë ka marrë dhe një buqetë me trëndafila të bardhë, të cilët e kanë gëzuar pa masë këngëtaren. Ndërkohë, këngëtarja tjetër Leonora Jakupi nuk është shumë e dhënë pas festave. Këtë rradhë Leonorës i është bërë një surprizë shumë e këndëshme nga disa kolegë të saj. Moderatori, Labinot Gashi i cili njihet si mik i afërt i këngëtarja, ka mbledhur disa kolege të Leonorës dhe janë drejtuar drejt apartamentit të këngëtares duke i dërguar asaj disa dhurata simbolike në shenjë mirënjohje dhe respekti. Këngëtarja nuk e kishte pritur një gjë të tillë, por sigurisht që është gëzuar nga ky gjest i këndëshëm nga ana e kolegëve. Festën e ditëlindjes, Bigi e ka shfrytëzuar edhe për promovimin e dy këngëve të reja. Për këto dy projekte ajo është duke bashkëpunuar me studion “BM”, ku për muzikën do të përkujdeset Bertan Asllani ndërsa për tekstin Abaz Selmani. Kënga titullohet “çka po ta nin”, për të cilën xhirimet e klipit do të fillojnë këto ditë. Kënga tjetër e Big Mamës titullohet “Largom nga ëndrrat”, ku si mysafir në këngë do të jetë dhe miku i saj amerikan, Davon Edëards. Për tekstin e kësaj kënge do të përkujdeset Avni Qahili ndërsa për muzikën Ocko. Sa u përket të rejave muzikore për këngëtaren Leonora Jakupi, dihet që ajo ka hedhur në qarkullim videoklipin më të ri “Puthja jote” ndërsa javë më herët, Leonora kishte publikuar edhe disa këngë të reja në versionin audio. Përveç Big Mamës që tashmë dihet zyrtarisht se do të jetë pjesëmarëse te “Vip Shpija e Kosovës”, ditëve të fundit flitet me të madhe se edhe Leonora Jakupi ka pranuar një ofertë të ngjashme për qëndrim një mujor brenda në këtë spektakël. Së shpejti pritet të shihen Vip-at shqiptarë nën vëzhgim të kamerave 24 orë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›