Kujdes, shtëpinë e “Big Brother” po e vëzhgon Alket Islami nga lart
Ditën e 8 marsit banorët e “Big Brother 3” patën një vizitë në shtëpi, jo nga toka por nga qielli. Dhe ai ishte parashutisti i njohur Alket Islami. Në pamundësi për t’i takuar pasi kështu janë rregullat e lojës, ai ka fluturuar sipër shtëpisë së tyre dhe pasi ka parë disa prej banorëve në oborr, ka preferuar që t’i fotografojë. Këto foto më pas ai i ka vendosur në faqen e tij në facebook mbase si një dëshmi për të thënë se falë lartësive ai mund të shohë edhe vende që të tjerët nuk mund as t’ju afrohen.