Petri Bozo mbush 45 vjeç
Mbrëmja e 10 marsit e gjeti mes miqsh regjizorin dhe producentin e mirënjohur Petri Bozo. Ishte pikërisht nata që shënonte ditëlindjen e tij të 45-të dhe kësaj here vendosi që pikërisht këtë ditë të shënuar ta shfrytëzojë për të mbledhur të gjithë miqtë dhe të afërmit e tij. E shoqja dhe partnerja e tij në të gjitha nismat artistike, Alda Bida duke ditur tipin e të shoqit, i cili nuk parapëlqen shumë zhurmë për veten e tij, natën që gdhihej 10 marsi, doli me të në një nga pubet e Tiranës dhe pikërisht kur ora shënoi 12 e natës hapi një shishe shampanjë për t’i uruar ditëlindjen. Por Petri, çuditërisht po mendonte diçka më shumë se kaq. E ku kishte më mirë sesa një sebep ditëlindjeje për të bërë bashkë të gjithë miqtë e tij, ata me të cilët i ka lidhur puna, por edhe thjesht dashamirës dhe të njohur si dhe njerëz të farefisit, në një mbrëmje ku të kishte një pjesëmarrje shumë të madhe. Kështu darka i gjeti në lokalin “Metropolitan” të gjithë së bashku. Rreth 200 të ftuar ngritën dolli për Petrin duke i uruar atij jetë të gjatë dhe suksese të mëtejshme. Në fillim në lokal erdhën të afërm të tij, rreth 50 veta, kushërinj të afërm e të largët. Më pas mbërritën edhe fytyrat e njohura të ekranit si aktorë, këngëtarë, gazetarë, regjizorë, njerëz të ndryshëm të medias me të cilët Petri ka punuar në më shumë se 20 vite karrierë në televizion. Ndër të ftuarit e shumtë të binin në sy regjizori i njohur Osman Mula, aktori dhe moderatori i programit “Bypass” Agim Bajko, këngëtari Kujtim Prodani i cili këndoi atë natë për kënaqësinë e të gjithëve, gjithashtu këngëtaret Aurela Gaçe, Manjola Nallbani, Rozana Radi, Ingrid Gjoni, çiljeta Xhilaga, stilistja Rezarta Skifteri, Inis Gjoni, Arjan Konomi, Hueida Elsaied, aktorja dhe tashmë deputetja Rajmonda Bulku, Gerta Heta etj. Miqtë kishin menduar edhe dhuratat të cilat në përgjithësi ishin shumë të veçanta, nga pikturat, parfumet, lulet, kollaret, librat etj. Ja disa detaje nga festa dhe të ftuarit pjesëmarrës.
Petri gjithnjë mes femrave të bukura
Punën e Petrit me siguri që e ka zili çdo mashkull pasi vështirë ta marrësh si punë dhe aq më pak të lodhesh, kur ke të bësh me vajza të bukura. Dhe nëse deri pak vite më parë Petri zgjidhte vajzat më të bukura shqiptare për të bërë konkursin “Miss Shqipëria”, tani ai organizon edhe “Miss botën” me femrat që janë zgjedhur mise të shteteve të tyre. Miset me të cilat ai ka bashkëpunuar në vite, mbeten mikesha të Petrit dhe Aldës dhe padyshim nuk mund të mungonin edhe në festën e ditëlindjes së tij të 45-të.
Alda në hall, i shoqi refuzon kostumin
Ajo e di që i shoqi preferon të vishet sportiv. Kanë qenë të shumta rastet kur veshja klasike mund të ishte një domosdoshmëri por ai përsëri e ka refuzuar duke preferuar veshjet sportive me të cilat ndjehet komod dhe mbase edhe më i ri. Megjithatë Alda kishte menduar se në 45 vjetorin e tij mbase do të dëshironte të vishte një kostum e të vinte një kollare. Prandaj dhe ka nxituar t’i blejë një veshje shik me të cilin do të dëshironte ta shihte të shoqin nastën e festës. Por edhe kësaj rradhe kishte dështuar pasi i shoqi e kishte refuzuar duke i thënë “Nëse do të vishem me kostum nuk do të jem më unë”.
Dhurata surprizë e Rozanës
Edhe Rozana është një nga miket më të mira të Aldës dhe Petrit. Atë natë ajo surprizoi të gjithë me lookun e saj të cilin e ka ndryshuar shumë shpesh kohët e fundit. Me siguri ka qenë duke eksperimentuar në gjetjen e pamjes që i shkon më shumë dhe me flokët kafe dhe të gjata, ne i sugjerojmë që të mos eksperimentojë akoma pasi në të gjitha modelet e fundit, kjo i shkon më shumë. Por krahas surprizës së pamjes, Rozana ka patur një tjetër në një pako blu që ishte dedikuar Petrit. Ajo kishte menduar që t’i dhuronte atij një skulpturë në bronx e cila kishte të gdhendur një dedikim. Një dhuratë që Petrin e la pa fjalë.
Motrat Gjoni dhurojnë një celular model i vjetër
Inisi dhe Ingridi atë natë natë kishin preferuar ngjyrën e zezë në veshje dhe në fakt ngjanin shumë elegante dhe shik. Dihet që në festa të tilla me pjesmarrje kaq të madhe, je në vemendje të të gjitëve kështu që kujdesi për pamjen është shumë i rëndësishëm. Dhe në fakt motrat simpatike që dikur ngjanin shumë edhe në paraqitje, por tani kanë ndryshuar shumë, kishin gjetur si të përbashkët ngjyrën e zezë të fustanve e cila mund të ishte edhe thjesht një koinçidencë. Gjatë darkës ata kanë preferuar të bisedojnë me Arjan Konomin i cili tashmë nuk i përket vetëm gazetarisë por edhe botës së spektaklit, falë programit “Big Brother”. Motrat Gjoni kishin menduar të bëjnë një dhuratë për përbashkët për Petrin duke i sjellë një aparat celular model i vjetër, pasi kishin mësuar nga miq të tij të afërm se si i pëlqente shumë versionet e vjetra të aparatëve celularë.
çiljeta si sot 10 vjet më parë u zgjodh mis i Petrit
Në fakt nuk u zgjodh “Mis Shqipëria” por “Mis Kinemaja” në të parin mis që organizoi Petri Bozo këtu e dhjetë vite të shkruara. Dhe kjo pjesmarrje ishte fillimi i një karriere, që për çiljetën ka qenë me të vërtetë shumë e mbarë. Por nuk ishte thjesht zgjedhja Mis që e bëri çiljetën të ecë përpara edhe në muizkë, por vetë Petri e ka ndihmuar vajzën simpatike duke e bërë pjesë e spektakleve të tij e duke vazhduar ta lançojë edhe më pas. Nëse kujtoni këngën e aprë të çiljetës “Tekila” ajo u lançua pikërisht në një nga spektaklet e Petri Bozos. Sot pas 10 vitesh, ajo ka arritur çfarë ka dashur në fushën artistike por si gjithmonë nuk harron mbështetjen që dha Petri, duke ruajtur me të dhe të shoqen një miqësi shumë të afërt.
Manjola dhe Aurela ruajnë miqësinë e vjetër
Edhe pse jeta i ka ndarë, përsëri nuk lënë rast pa ndarë pak kohë me njëra tjetrën. Aurela Gaçe prej vitesh jeton në Amerikë dhe në një farë mënyre shfrytëzon gjithnjë kthimet e saj në Shqipëri për tu takuar me miqtë, ndërsa Manjola tashmë mama e dy vajzave vijon karrierën e saj si gjithmonë si profesioniste por gjithashtu jep edhe mësim në Akademinë e Arteve të Bukura. Dy këngëtaret shihen shpesh duke pirë kafe me njëra tjetrën dhe duket se miqësia mes tyre vazhdon edhe pse jeta i ka ndarë. Natën e ditëlindjes së Petrit ato ishin të ftuar si mikeshat e tij pasi që të dyja kanë qenë të ftuara në spektakle të ndryshme që Petri ka organizuar ndër vite. Ehe kësaj here ne patëm mundësi të shohim linjat perfekte të Manjolës të cilat evidentoheshin më së miri falë fustanit “Cavalli” që këngëtarja kishte zgjedhur për në festë.