Bijtë e ish-kriminelëve që i bashkon jeta në simbiozë
Nuk është aspak për t’u çuditur se në Kosovë, Partia Socialiste ka një kredibilitet mjaft të cunguar ose për të mos thënë se ka një imazh mjaft të keq dhe shihet si një forcë politike trashëgimtare e drejtpërdrejtë e Partisë Komuniste që sipas kosovarëve, bashkëpunoi me agresorët sllavo-bolshevikë të Titos dhe mposhti rezistencën e popullit të Kosovës për liri dhe bashkim kombëtar. Janë formuar dhjetëra parti politike në Kosovë por asnjëra prej tyre nuk ka preferuar të quhet “parti socialiste” dhe as “komuniste” aq më pak të krijojë marrëdhënie miqësore me Partinë Socialiste në Shqipëri. Partia Socialiste e ka thelluar hendekun e ndarjes edhe për faktin se gjithnjë e më tepër po provon se nuk ka lëvizur nga koncepti marksist dhe rasti i koalicionit me 4 parti komuniste në zgjedhjet e 23 Qershorit ka krijuar bindjen se është i pamundur distancimi i saj nga e kaluara kriminale e regjimit komunist dhe udhëheqësi shpirtërorë i tyre do të mbetet Enver Hoxha. Përpjekjet e Edi Ramës për të ndryshuar këtë imazh të keq të Partisë Socialiste,kanë qenë pa asnjë përmirsim,përkundrazi kjo ndarje është thelluar gjithnjë e më tepër dhe si po shihet, personalisht Rama ka shumë problem me kosovarët.Emërimi i Shkëlzen Maliqit si këshilltar i Ramës për Kosovën por sigurisht edhe për Sërbinë,po shkakton reagime serioze nga opinioni në Kosovë. Denoncimi publik dhe me fakte të pakundërshtueshme që z.Reshat Bedallaj i bën Shkëlzen Maliqit në gazetën 55, duke i tërhequr vëmendjen Edvin Ramës që mos ta bëjë këtë hap antikombëtar, duke marrë të birin e një ish-krimineli të Kosovës si këshilltar për Kosovën po shkakton reagime në shkallë kombëtare. Shkelzen Maliqi njihet publikisht se ka qenë kundërshtar i hapur dhe ka propaganduar sa ka mundur kundër UÇK, luftës së popullit të Kosovës për liri dhe pavarësi nga pushtimi serb. Pa asnjë dyshim Shkëlzen Maliqi është i biri i Mehmet Maliqit, i kriminelit sadist filo-serb kundër popullit të Kosovës me vrasje dhe dhunë të përgjakshme si shef i UDB në Kosovë. Maliqi është përgjegjës për organizimin e masakrës së Tivarit në Mars të vitit 1945 ku u masakruan mijëra djem të rinj të Kosovës, ajka e djalërisë dhe patriotizmit shqiptarë që mendohej nga udbashët se po kundërshtonin instalimin e regjimit sllavo-komunist në Kosovë. Vetëm fakti se ka marrë pjesë dhe ka organizuar vrasjen e heroit legjendarë të Anamoravës, Hasan Remnikut, e bën Mehmet Maliqin figurën më të urryer. Ka qenë bashkëpunëtori më i ngushtë i kasapit të shqiptarëve Aleksandër Rankoviçit, Stane Dollancit, Zdravo Mustaq dhe shërbëtorëve të tjerë të Serbisë, si kriminelit prokurorit serb Ali Shukria, Fadil Hoxhës, Xhavit Nimanit, Mazllum Nimanit etj.
Por pa hyrë në shpjegime të karakterit shkencor, specie e botës shtazore, bimore por edhe njerëzore, janë në kërkim të simbiozës për ekzistencë dhe për të sunduar hapsirat. Pikërisht kjo simbiozë po i bashkon edhe Edi Ramën e Shkëlzen Maliqit si dy vëllezër siamezë si bijë ish-kriminelësh komunist, në orvatjet e tyre për të sunduar hapësirat shqiptare me komplekse marksiste komuniste dhe anti-kombëtare, në shërbim të armiqve tradicional të Shqipërisë. Është kjo arsyeja që Shkelzen Maliqi ju bashkua kaq me dëshirë stanit enverist në qeverinë heterogjene Rama-Meta. Është mjaft për t’u çuditur mediokriteti primitiv si i Strucit Afrikan që Edi Rama përpiqet të fshehë të kaluarën kriminale të familjes së tij por edhe atë personale. Në një intervistë të tanishme në Radion “France inter”, Edi Rama përpiqet të bëjë antikomunistin, “se paska lexuar libra të ndaluar”si çudia e madhe, “se paska mësuar gjuhën frënge vetëm duke lexuar libra në këtë gjuhë” e përralla të tjera që nuk i beson askush. Nuk na tregon Edi Rama se në kohën e regjimit komunist ka qenë bashkëpunëtor i ngushtë i ish-sigurimit komunist në revistën famëkeqe “në shërbim të popullit”. Nuk tregon Edi Rama se Babai i tij njësoj si Mehmet Maliqi ka qenë një kriminel, se ka qenë në hierarkinë e lartë komuniste të Enver Hoxhës si Anëtar i Presidiumit të Kuvendit Popullorë dhe me firmën e tij ka varur në litarë poetin disident antikomunist Havzi Nela në Kukës në pragun e lirisë me 10 Gusht 1988. Dhe këtë fakt populli i Kosovës i lidhur historikisht me krahinat veriore të Shqipërisë e njeh shumë mirë dhe kjo është një arsye në mes shmë të tjerave që Edi Rama nuk është asnjëherë i mirëpritur përkundrazi aspak i mirëpritur një Kosovë. Në kohën kur Havzi Nela po jepte shpirtin në litarin e përgatitur nga Kristaq Rama, Edvini nuk ishte një adoleshent por një burrë i martuar dhe që kishte dijeni dhe ngazëllehej për bëmat e Babait të tij, duke miratuar privilegjet që regjimi komunist i bënte familjes së tij, në shërbim të ish-sigurimit. Edvini një kokëbosh në profesionin e piktorit, u emërua si pedagog ne Institutin e Arteve. Familja e tij, një familje bllokmenësh si nipi i Spiro Kolekës, bënte pjesë në familjet më të privilegjuara të kastës së kuqe. Dhe ky fakt është i njohur në Kosovë. Lidhjet e tij infantile me regjimin komunist dhe me diktatorin Hoxha, e bëjnë të pabesueshëm Edi Ramën se do të bëjë ndonjë gjë të mirë për interesat kombëtare. Populli shqiptar i Kosovës nuk mundet të harrojë tradhtinë e Enver Hoxhës në vitin 1945 si shërbëtor i bindur i emisarëve jugosllavë të Titos në Shqipëri, të Miladin Popoviçit dhe Dushan Mugoshës, me qëllim marrjen e pushtetit politik në Shqipëri me anën e dhunës dhe terrorit, do të shënonte aktin më kriminal e barbar kundër interesave kombëtare. E ashtuquajtura ushtri Nac.Çl.e Shqipërisë e urdhëruar nga Enver Hoxha sipas urdhrit të Titos, hyri në Kosovë gjoja “për çlirimin e Kosovë nga pushtuesit fashistë”, por e vërteta është se ushtria fashiste ishte larguar në atë kohë nga territori i Kosovës dhe mundet të ndodheshin vetëm prapavijat e saj në Malin e Zi. Divizionet shqiptare në fillim u pritën mirë nga kosovarët duke i menduar me të vërtetë si vëllezër. Por shumë shpejt tradhtia doli sheshit kur u ranë në shpinë formacioneve ushtarake të Shaban Polluzhës dhe të Lidhjes së Dytë të Prizrenit, të komanduara nga Kolonel Fuat Dibra që kishin penguar hyrjen e agresorëve serbë në kufijtë veriorë të Kosovës. Qëllimi nuk ishte çlirimi nga fashistët por mposhtja e rezistencës së popullit të Kosovës që gjallë nuk po u nënshtrohej agresorëve serbë. Luftëtarët e Kosovës të mbetur në mes dy zjarreve si ndërmjet Shillës e Karibdës, u dorëzuan në divizionet shqiptare por Shefqet Peçi e Ramiz Alia me urdhër të Enver Hoxhës i dorëzonin luftëtarët e Kosovës tek serbët që i prisnin me thikë në dorë për t’ ekzekutuar. Numri i të vrarëve në këtë kohë sipas statistikave ekzakte i kalon lart më shumë se 47.000 shqiptarë në Kosovë,që u vranë në ballin e luftës por edhe që u dorëzuan nga forcat e ushtrisë partizane që operonte në Kosovë dhe u pushkatuan me dhe pa gjyq nga serbët. Vetëm në Drenicë, janë djegur dhe bërë rrafsh me tokën 44 fshatra që sllavo-komunistët në bashkëpunim me Brigadat shqiptare partizane mendonin se kishin luftuar në krah të Shaban Polluzhës dhe forcave ushtarake të Lidhjes ë dytë të Prizrenit. U zunë dhe u pushkatuan mizorisht dhe barbarisht Kolonel Fuat Dibra dhe shtabi ushtarak i Lidhjes së dytë të Prizrenit. Vlen për t’u theksuar me këtë rast për hir të së vërtetës, se duke kuptuar tradhtinë e madhe, duke parë vëllezërit e tyre kosovarë që po masakroheshin nga Brigadat shqiptare partizane, filloi dezertimi në masë i ushtrisë shqiptare, të atyre burrave që nuk mundet të pranonin të bëheshin palë me armiqtë tanë shekullorë dhe t’ja dorëzonin Kosovën sllavo-komunistëve serb. Qindra partizanë shqiptarë u ndëshkuan duke u pushkatuar ata që kapeshin, qindra të tjerë u dënuan si “armiq të popullit” dhe u ndoqën politikisht gjatë të gjithë kohës së diktaturës komuniste. Po në atë vit aty nga mesi i gushtit 1945, pasi u vendos regjimi komunist dhe rezistenca e popullit të Kosovës u shua me hekur e zjarr, me një urdhër të Titos Brigadat Partizane shqiptare u larguan nga Kosova në një pikë të vetme të kufirit, në Ohër. Partizanët shqiptarë me kokën ulur e lëshuan Kosovën të larë me gjakun më të kulluar djemve të saj. Ata kishin kuptuar tradhtinë e madhe,që historia kishte shënuar ndonjëherë në analet e saj. Atë Shtjefën Gjeçovi, shqiptari i madh i mendjes dhe i pendës,ka shkruar shumë vite më parë se “plagët që nuk janë shëruar ende, dhembin”. Nuk mundet të harrojë populli shqiptarë i Kosovës gjëmën që i bëri Enver Hoxha dhe kasta kriminale e tij Kosovës së martirizuar dhe Babai i tij si bashkëpunëtor i diktatorit.Edi Rama nuk duhët të rrëmojë në këto plagë, se ato akoma dhëmbin dhe nuk janë shëruar. Edi Rama është i çuditur se në Kosovë as sorrat nuk ngrihen nga vendi për Edi Ramën. Sipas deklaratave të tij se “populli i Kosovës e nderon Sali Berishën njëlloj si Skenderbeun”. Dhe kosovarët përgjigjën: “Sali Berisha është prerje tjetër. Është pinjoll i një familjeje të shquar të Malësisë së Gjakovës e dalluar për tradita patriotike, që ka kontribuar në shekuj në luftë dhe përpjekjet për liri të Kosovës dhe bashkimit kombëtarë”. Ndërkohë z.Rama asgjë nuk e bashkon me Kosovën,nuk e bashkon as gjaku si shqiptar,vetëm hipokrizia dhe tradhtia e pararendësve të tij, vetëm përfitimet politike dhe karrieriste.