Bilanc - nje vit pas liberalizimit te vizave ne Maqedoni

Nje vit pas hyrjes ne fuqi te liberalizimit te regjimit te vizave me vendet e Bashkimit Evropian qytetaret e Maqedonise kane pervoja te ndryshme. Nje pjese e madhe e qytetareve kane shijuar beneficionet e liberalizimit te regjimit te vizave. Me posedimin e vetem nje passaporte biometrike ata kane udhetuar pa pengesa ne vendet e Shengenit.
Rreth 250 mije qytetare kane shfrytezuar mundesine e udhetimit pasi ka hyre ne fuqi liberalizimi i vizave. Organizata per Bashkepunim Rajonal dhe Integrime Evropiane ne Maqedoni vlereson se nje numer i paket i qytetareve ne Maqedoni kane shfrytezuar udhetimet drejt BE-se per shkak se ata perballen me probleme sociale ekonomike si dhe per shkak te burokracise rreth dhenies se pasaportave biometrike.
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Qytetare maqedonas per here te pare pa viza ne BEMaksut Sinani nje qytetar nga Shkupi tregon nje pervoje negative Jam nisur per ne Itali kur kam arritur ne kufi me kane kthyer prape me kane kerkuar 1000 euro per te hyre atje edhe pse jane hekur vizat ne prap perballemi me probleme.
Keqperdorimi lirise se levizjes
Mundesia e udhetimit pa viza ne vendet e BE-se tregoi edhe nje ane tjeter te realitetit ne Maqedoni. Sipas te dhenave te Eurostat-it gjate nente muajve te fundit te ketij viti 4315 qytetare nga Maqedonia kane kerkuar status azili ne vendet e BE-se. Belgjika Suedia Gjermania dhe Italia ishin destinacionet me te shpeshta nga fluksi i azilkerkuesve nga Maqedonia. Qytetaret rome nga Shuto Orizarja e Shkupit tregojne pse e kane ndermarre kete hap Na premtonin qe per 100 euro te na dergojne ne Belgjike . Nje qytetar tjeter thote Varferia shpesh here te ben te verber na premtonin nje jete me te sigurte ne vendet e Evropes dhe ne i besonim ketyre premtimeve sepse jetonim ne varferi te skajshme.Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Pamje simbolike
Politikane nga Belgjika Gjermania dhe Suediavizituan gjate vitit 2010 komunen e Likoves dhe Shuto Orizares prej nga vjen edhe numri me i madh i azilkerkuesve nga Maqedonia ne vendet e BE-se. Ata kane premtuar mbeshtetjen e saj me nje sere projektesh te cilat jane vleresuar si te rendesishme per banoret e ketyre komunave e qe kane te bejne me zvogelimin e papunesise dhe permiresimin e infrastruktures.
Fushate per qartesimin e detyrimeve dhe perfitimeve nga liria e levizjes
Zyrtare te BE-se i kane bere apel qeverise se Maqedonise qe edhe me tej te vazhdoje me nje fushate per prarandalimin e dukurise se azil kerkimit ne vendet e BE-se.
Kryetarja e keshillit kombetar per Eurointegrime Radmilla Sheqerinska vlereson se qeveria duhet me shume te fokusohet ne informimin e mirefillte te liberalizimit te regjimit te vizave edhe gjate vitit ne vijim. Deri me tani qeveria nuk ka sqaruar zeshem se cka nenkupton marreveshja per liberalizim te regjimit te vizave. Qytetareve duhet tiu behet me dije se nuk kane asnje gjase minimale per te fituar azil politik me liberalizimin e regjimit te vizave thote Sheqerinska.
Autor Fatos Musliu
Redaktoi Lindita Arapi