E Diel, 1 Nëntor 2026

Bilanc i frikshëm në Haiti: Mbi 200 mijë të vdekur e mbi 300 mijë të lënduar

Porto Prince, 4 shkurt, NOA Bilanci i jetëve
njerëzore që mundi të prekë tërmeti katastrofal i Haitit pak javë më parë është
vërtet i frikshëm.

Tani që po zbardhen të dhënat e plota pas kaosit
të ditëve të para të tërmetit, ato flasin për mbi 200 mijë të vdekur dhe mbi
300 mijë të lënduar prej tij.

Shifrat u bënë të ditura nga kryeministri i
Haitit, Jean-Max Bellerive në kryeqytetin Porto Prince, sipas të cilit
gjithsesi, në këtë numër nuk janë përfshirë personat të cilët ishin nën
gërmadha dhe ndërkohë janë varrosur prej familjarëve të tyre pa mundësuar
ndonjë evidencë të saktë.

Ndërsa sa u përket shtëpive të dëmtuara nga
tërmeti, shifra e tyre numërohet të jetë rreth 250 mijë të tilla, duke lënë mbi
një milion persona të pastrehë.

Bëhet me dijeni se ish-presidenti amerikan
Bill Clinton, me kërkesën e Organizatës së Kombeve të Bashkuara ka marrë postin
e shefit për koordinimin e ndihmave ndërkombëtare dhe rindërtimin e Hatiti,
ndërsa ishte edhe para tërmetit i deleguari posaçëm i OKB-së për Haitin.

n.e/NOA

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›