E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ministrat e Mbrojtjes së NATO-s, diskutojnë për Afganistanin

Stamboll, 4 shkurt, NOA - Ministrat e Mbrojtjes
të vendeve të NATO-s do të diskutojnë sot në një takim të posaçëm që do të
mbahet në Stamboll të Turqisë për misionin e trupave të tyre në Afganistan, ku
në qendër të takimit do të jetë rritja e kapaciteteve të Aleancës për aftësimin
e forcave afgane të sigurisë. Nga ana e tij, kreu i NATO-s ka theksuar se
Afganistani përballet me mungesa të theksuara në mesin e forcave policore, ku misioni
i NATO-s në Afganistan numëron më pak se 100 ekipe trajnuese dhe janë në total 110
mijë forca ndërkombëtare.

I pranishëm në këtë takim do të jetë edhe
ministri i Mbrojtjes, Arben Imami i cili pas takimit, do të udhëtojë për në
Mynih të Gjermanisë, ku më datë 6 dhe 7 shkurt do të zhvillohet Konferenca e Sigurisë,
me pjesëmarrjen e personaliteteve të politikës evropiane dhe më gjerë.

Gjatë konferencës do të diskutohet mbi të
ardhmen e sigurisë evropiane dhe globale si dhe strategjinë dhe misionin e
NATO-s.

n.e/NOA

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›