E Shtunë, 31 Tetor 2026

Të huajt: Irani të informojë OKB për energjinë bërthamore

Uashington, 4 shkurt, NOA - Shtetet e
Bashkuara dhe vendet aleate kanë kërkuar nga Irani që zyrtarisht të informojë
agjencinë e Organizatës së Kombeve të Bashkuara për energjinë bërthamore lidhur
me pranimin e propozimit ndërkombëtar. Kjo e fundit ka të bëjë me mundësinë që do ti jepet Iranit për pasurimin e uraniumit
jashtë vendit e më pas ta përdorë për qëllime civile.

Ndërkaq, sekretarja amerikane e Shtetit,
Hillary Clitnon, e ka ftuar Iranin të lërë të lirë pa kushte tre shtetas
amerikanë që mbahen në burg që në muajin korrik në Teherean. Deklarojmë se janë
burgosur padrejtësisht dhe duhet të lihen të lirë sa më parë, u shpreh ajo.

Tre personat u arrestuan në kufrin mes Iranit
dhe Irakut me akuzën për spiunazh.

n.e/NOA

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›