Gjermani: Arrestohet kreu i lëvizjes neo-naziste serbe
Berlin, 4 Shkurt NOA - Policia gjermane ka
arrestuar Goran Davidoviçin, udhëheqësin e lëvizjes neo-naziste në Serbi.
Davidoviç, u arrestua pas urdhër-arrestit ndërkombëtar të Ministrisë së
Brendshme serbe.
Davidoviç u arratis nga Serbia në vitin 2008, pas konfirmimit nga Gjykata e
Lartë të dënimit me burg, informon radio Dojçe Vele.
Mësohet se Davidoviç është dënuar për
përhapjen e urrejtjes fetare, raciale e kombëtare.