E Diel, 1 Nëntor 2026

Bilanci: 120 të vdekur, 200 të plagosur; Vritet edhe shefi i policisë së Hamasit

Ora: 12:05 Gaza - Radio e Hamasit ka bërë të ditur se gjatë sulmeve izraelite mbi Gaza është vrarë shefi i policisë së Hamasit, Tevfik Xhabir. Ofensiva izrealite ka patur për synim sulmet ndaj ndërtesave të Hamasit në Shiritin e Gazës. Të dhënat e fundit flasin për të paktë 120 të vdekur dhe mbi 200 të plagosur.

Ora 11:30 - Izraeli nis ofensivë ajrore kundër Hamasit në Gaza

Gaza - Izraeli ka nisur një ofensivë ajrore kundër Gazës. Të paktë 30 raketa janë hedhur në këtë qytet nga flota ushtarake izraelite. Mediat lokale dhe ato arabe bëjnë të ditur se ndërtesat e Hamasit janë dëmtuar rëndë. Një drejtues i Spitalit Mova Hassanejn në Gaza, ka deklaruar se në spitalin e tij kanë mbërritur trupat e pajetë të katër personave dhe 70 të tjerë që janë plagosur nga sulmet izraelite. Ndërkohë që një drejtues i Hamasit flet për të paktën 40 viktima.

Dëshimtarë okularë bëjnë të ditur se kanë dëgjuar të paktën 15 shpërthime të fuqishme. Situata ka paraqitur rrezikshmëri të madhe pasi ndërtesat e Hamasit janë të pozicionuara nëpër zona të banuara. Autoritetet e Hamasit theksojnë se predhat e hedhura nga izraelitët mund të kenë qëlluar edhe mbi fëmijët që ishin në shkollë.

Kanalet televizive arabe menjëherë pas shpërthimeve kanë nisur transmetimin direct nga zona e nxhetë. Sipas tyre, një pjesë e mirë të viktimave dhe të lënduarve janë civilë, ndërkohë që ka edhe shumë grad he fëmijë.

Nga ana tjetër, Hamasi në faqet e tij të inteërnetit ka pranuar goditjen e ndërtesave të veta.

Deri më tani, asnjë deklaratë nuk ka ardhur nga Jëeruzalemi zyrtar lidhur ne çështjen.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›