E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shembet tuneli,një i vdekur katër të plagosur

Gaza - Një tunel është shembur në një zonë mes Ripit të Gazës dhe Egjiptit, si pasojë e të cilit humbi jetën një palestinez dhe katër të tjerë janë plagosur. Sipas AFP, disa persona kanë vdekur gjatë muajve të fundit në këto kalime të mbjella përgjatë kufirit, që përdoren për trafik armësh, karburanti dhe mallrash drejt Rripit të Gazës.

Izraeli, ndërsa shprehet se po bën gjithçka të nevojshme për të shmangur një krizë humanitare në Rripin e Gazës ku jetojnë afro 1,5 milionë palestinezë, ka vendosur nga ana tjetër bllokadë në këtë territor. Ai e konsideron si "entitet terrorist" që pas marrjes së pushtetit me forcë nga Hamasi në janar 2007, kundër partisë Fatah të presidentit palestinez Mahmoud Abbas.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›