Kombëtarja e Brazilit kryeson në renditjen e FIFA-s

Brazili vazhdon të kryesojë listën e FIFA-s. Edhe pse nuk ka zhvilluar
asnjë takim prej botërorit të fundit, skuadra e Selecaos mbetet numri një në botë. Me 1588 pikë ajo ka lënë mbrapa, kampionen e botës, Italinë me 1560 respektivisht me 28 pikë diferencë. Argjentina është renditur e treta me 1551 pikë, ndërsa Franca e katërta. Më pas Gjermania, e cila ka fituar një pozicion për muajin janar duke lënë mbrapa përfaqësuesen angleze. Hollanda e Marko Van Basten e shikon veten në vendin e shtatë, ndjekur nga Portugalia, Nigeria dhe Republika Ceke. Ngjitja më befasuese në renditjen e FIFA-s për janarin ka qenë ajo e kombëtares së Egjiptit, e cila pozicionohet në vendin
e 19-të nga e 25-ta para një muaji. Gjithashtu Danimarka k humbur dy
vende në listë duke u renditur në vendin e 23-të. Kombëtarja e Amerikës
mbetet e 31-ta me 792 pikë, ndërsa ajo e Meksikës e 21-ta me 883 pikë.