E Diel, 1 Nëntor 2026

Bilanci i KESH te ardhurat arriten 270 milione USD

/ /

Drejtori i Pergjithshem i KESH ngell Zeqo shprehet se kjo ka ardhur fale situates se mire hidrike menaxhimit efektiv te kaskades dhe agregateve ne gjendje te mire pune pas remonteve perkatese. Deri me tani 2010 eshte viti me i mire lidhur me prodhimin total te energjise ne vend. Nese ne 1996 qe mbahej edhe si viti me i mire prodhimi ishte 5.6 miliarde kwh per vitin 2010 ky prodhim eshte 7.6 miliarde kwh dukshem me lart shprehet Zeqo. Ai thekson se prodhimi mund te ishte me i larte nese do te ekzistonin mundesite per te konservuar burimet hidrike te cilat KESH eshte detyruar ti derdhe nga portat pergjate ketij viti. Nese i gjithe uji i derdhur nga portat e shkarkimit do te mund te konservohej i konvertuar ne energji ai do te perbente 2.3 miliarde kwh shprehet kreu i KESH. Nderkaq situata e mire e prodhimit per Koorporaten eshte perkthyer edhe ne te ardhura me te larta.
Prodhimi dhe shitja
Pjesen me te madhe te prodhimit te energjise ne vend e mban kaskada e Drinit me tri hidrocentralet e saj Fierza Komani dhe Vau i Dejes. Ne total prodhimi nga keto hidrocentrale per 2010 eshte 7 miliarde kwh ndersa 498 milione kwh i takojne prodhimit nga Ulez-Shkopet Bistrice 1 dhe 2 si dhe Lana Bregas. KESH gjithashtu ka si detyrim blerjen e energjise nga koncesionaret dhe privatet dhe ne total per vitin 2010 prodhimi i kesaj kategorie ishte 154 milione kwh. Drejtori i KESH ngjell Zeqo detajon se energjia totale e prodhuar eshte orientuar ne nje sere tregjesh. Rreth 250 milione kwh kane shkuar per te mbuluar humbjet ne rrjetin e transmetimit 4.5 miliarde kwh i jane shitur CEZ Shperndarjes dhe 2.9 miliarde kwh jane shitur me cmim tregu pra eksportet shprehet ai.
Te ardhurat dhe kredite
KESH ka mundur qe per vitin 2010 te siguroje ne total 27 miliarde leke te ardhura me nje fitim prej 17.2 miliarde lekesh. Nje pjese e mire e ketyre parave kane shkuar per shlyerjen e kredive dhe overdrafteve te kompanise te marra ne vitet e shkuara nje pjese si kontribut per permbytjet dhe per detyrimet tatimore shprehet Zeqo. Ne shifra KESH ka mundur qe te shlyeje per 2010 hua afatshkurtra dhe overdrafte te marra gjate viteve 2007-2008 per blerjen e energjise te cilat ne vlere ishin 15 miliarde leke. Nderkaq 5 miliarde jane paguar per donatoret dhe per huate afatgjata kurse tatimi dhe TVSH-ja zene masen 2.8 miliarde. Te ardhurat e KESH kane shkuar edhe per fondin e emergjencave te permbytjeve ne Shkoder ku KESH ka kontribuar me 1.1 miliarde leke. Gjate 2010 nga ana e kompanise u zbatuan edhe nje sere projektesh te cilat vijne ne kuader te ndergjegjesimit te qytetareve per rritjen e eficiences se energjise si dhe per rritjen e sigurise ne diga. Per drejtorin e KESH viti 2010 eshte viti me i mire i kompanise sa i perket prodhimit dhe ne vijim do te sherbeje si reference per te rritur kete prodhim por kjo eshte e ndervarur edhe nga situata hidrike.

Situata ne Kaskaden e drinit

Situata ne kaskaden me te madhe ne vend ate te Drinit eshte normalizuar tashme qe pas shkarkimeve te dhjetorit. Sipas te dhenave te fundit te KESH niveli i liqenit te Fierzes eshte 285.79 metra me prurje 280 m3/s ai i Komanit ne nivelin 172.51 me prurje anesore 90 m3/s dhe Vau i Dejes shenon 72.89 metra. Ndalimi i shkarkimit nga portat nga ana e KESH u be ne fund te dhjetorit dhe aktualisht shkarkohet uje vetem nga puna e turbinave.

KESH per 2010

. Prodhimi total 7.6 miliarde kwh

. Kaskada e Drinit 7 miliarde kwh

. Ulez-Shkopet-Bistrice 498 kwh

. Koncesionet dhe privatet 154 milione kwh

. Humbjet ne rrjet 250 milione kwh

. Shitjet drejt CEZ-it 4.5 miliarde kwh

. Eksportet 2.9 miliarde kwh

. Te ardhurat 27 miliarde leke

. Fitimi 17.2 miliarde leke.

. Hua dhe overdrafte te shlyera 15 miliarde leke

. Hua afatgjata 5 miliarde leke

. Tatim dhe TVSH 2.8 miliarde leke

. Fondi i emergjences per permbytjet
1.1 miliarde leke

NERTILA MAHO

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›