E Shtunë, 31 Tetor 2026

U rrit akciza abuzime me cmimin e cigareve

TIRAN- Rritja e nivelit te akcizes per cigaret qe ka filluar te aplikohet qe prej 1 janarit po shoqerohet me corientim te cmimeve dhe abuzime te renda ne treg.


Edhe pse rritja e aplikuar eshte 20 leke mjaft tregtare madje edhe marketet kane filluar te shesin paketat e cigareve deri ne 50 leke me shtrenjte krahasuar me cmimet e diteve para hyrjes ne fuqi te akcizave te reja me justifikimin se jane rritur taksat. Ne fakt rritja qe eshte aplikuar mbi akcizen e cigareve eshte 20 leke.


Pra nese deri ne fund te dhjetorit nje pakete cigare ka kushtuar 200 leke nga fillimi i janarit sipas nivelit te ri te akcizes ajo duhet te kushtoje 220 leke. Ne shumicen e rasteve te gjitha llojet e paketave kane pesuar nje rritje me te larte se 20 leke.


Diferenca e larte midis cmimit pas akcizes se re dhe ne kete rast nuk ka te beje aspak me rritje te detyrimeve por eshte fryt i nje abuzimi te paster me ndryshimet e akcizes qe kane hyre ne fundmi ne fuqi.


Nje udhezimi i Ministrit te Financave detyron kompanite qe importojne cigaret qe te vendosin edhe cmimin maksimal te shitjes me pakices te nje pakete. Nisur nga ky detyrim keto te fundit kane publikuar cmimet e shitjes me pakice per cdo pakete nje mase kjo per te shmangur abuzimet me cmimet ne tregje. Kompania ka detyrimin qe cmimet e reja te shitjes se cigareve ti publikoje ne media si dhe tia veje ne dispozicion Drejtorise se Pergjithshme te Tatimeve.


Nje krahasim midis cmimeve maksimale te shitjes me pakice te nje pakete cigare te publikuara nga kompanite importuese dhe atyre qe aplikohen ne treg pasqyrojne qarte abuzimin qe po behet keto dite nga tregtaret.


Nje pakete cigare qe me pare eshte shitur me 200 leke duke i aplikuar rritje me 20 leke te akcizes si dhe TVSH-ne kompania ka miratuar nje cmim maksimal shitje prej 230 lekesh por ne dyqane dhe markete ate mund ta blesh vetem nese paguan 250 leke. E njejta situate verehet edhe per llojet e tjera te paketave te cilat shiten te pakten 20 leke me shtrenjte se cmimi i percaktuar.


Lista me cmimet maksimale te shitjes me pakice te cigareve eshte nje detyrim per te gjithe tregtaret qe te mos e shesin me cmim me te larte se sa eshte parashikuar nje pakete cigare ndaj klienteve te tyre.


Shitja me cmime me te larta se percaktimet konsiderohet shkelje dhe eshte e denueshme. Ndalohet shitja e cigareve me cmim me te larte se cmimi maksimal i shitjes me pakice i
deklaruar nga furnizuesit kryesore.


Drejtorite Rajonale Tatimore kontrollojne zbatimin e cmimeve
maksimale te shitjes me pakice te cigareve. Shitja e nje pakete cigare me cmim me te larte se cmimi i deklaruar nga furnizuesit konsiderohet shkelje - citohet ne Udhezimin e nr. 17 date 13.05.2008 te Ministrit te Financave per Tatimin mbi Vleren e Shtuar.


Jane autoritetet tatimore ato qe verifikojne ne terren cmimet e shitjes dhe bejne krahasimin midis faktit dhe tabelave te miratuara nga kompanite. Ne rastet kur verehen mosperputhje tregtari penalizohet.


Rritja e akcizes se cigareve ka sjelle corientim ne treg dhe abuzime me cmimet e paketave

mimi i paketave te cigareve ka pesuar rritje te konsiderueshme. Tregtaret justifikojne shtrenjtimin me rritjen e akcizes

Akciza per cigaret u rrit me 20 leke kurse paketat u shtrenjtuan me 50 leke. Tabelat e cmimeve maksimale te shitjes me pakice te nje pakete cigare nga kompanite importuese pasqyrojne qarte abuzimin e tregtareve

Shitja e cigareve mbi cmimin e percaktuar nga importuesit konsiderohet shkelje dhe penalizohet nga autoritetet tatimore

UDHZIM
Nr.17 Date 13.05.2008
PR TATIMIN MBI VLERN E SHTUAR I NDRYSHUAR

9.5.3. Rregulla te pergjithshme
a Furnizuesit kryesore ne varesi te marredhenieve qe vendosin me furnizuesit e ndermjetem te
tyre zgjedhin njeren nga dy menyrat e mesiperme te faturimit te percaktuara ne pikat 9.5.1 ose 9.5.2 me
lart por jo te dy menyrat njekohesisht.
b mimi maksimal i shitjes me pakice te cigareve per cdo lloj cigareje dhe cdo lloj pakete
percaktohet nga furnizuesit kryesore.
c Furnizuesit kryesore jane te detyruar te deklarojne cmimin maksimal te shitjes me pakice per cdo
lloj pakete dhe cdo lloj cigareje. Deklarata e ndryshimit te cmimit te shitjes me pakice per cdo lloj cigareje
dhe pakete duhet te dergohet ne Drejtorine e Pergjithshme te Tatimeve dhe ne Drejtorine Rajonale
Tatimore ku eshte i regjistruar furnizuesi kryesor jo me vone se 10 dite para dates se aplikimit te cmimit te
ri maksimal te shitjes me pakice.
dh Ndalohet shitja e cigareve me cmim me te larte se cmimi maksimal i shitjes me pakice i
deklaruar sipas pikave a-d me lart. Drejtorite Rajonale Tatimore kontrollojne zbatimin e cmimeve
maksimale te shitjes me pakice te cigareve. Shitja e nje pakete cigare me cmim me te larte se cmimi i
deklaruar konsiderohet shkelje.


Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›