E Shtunë, 31 Tetor 2026

Reshjet mbushin arken e KESH-it

TIRAN- Intensiteti i larte i reshjeve pergjate vitit te shkuar kane qene nje ndihme e konsiderueshme per arken e Korporates Elektroenegjetike Shqiptare.


Te ardhurat nga eksporti i enegjise elektrike kane bere qe te shlyhen nje pjese e mire e borxheve te marra pergjate viteve 2007-2008 nderkohe qe me keto para KESH duhet te perballoje edhe humbjet e pritshme nga vendimi i ERE per te ulur cmimin e energjise qe kompania shteterore ia shet CEZ Shperndarjes.

Pergjate gjithe vitit turbinat e HEC-eve ne te gjithe vendin kane prodhuar rreth 7.7 miliarde kilovat ore energji. Pjesen me te madhe e ka prodhuar kaskada e Drinit.


Per shkak te ketij prodhimi te larte KESH ka mbledhur rreth 27 miliarde leke te ardhura te cilat i ka perdorur per te shlyer borxhet e akumuluara ne vitet e meparshme gjate te cileve i eshte dashur te importoje energji elektrike.


KESH ka arritur te mbylle rreth 15 miliarde leke ose rreth 110 milione euro kredi dhe overdrafte te marra gjate vitit 2007-2008 per te blere energji jane paguar rreth 5 miliarde leke kredi afatgjata qe ka marre KESH ne vite per investime rreth 2.8 miliarde leke kane shkuar per mbylljen e tatimeve dhe TVSH.


Pra ne total rreth 23.9 miliarde leke jane shpenzuar per mbylljen e ketyre detyrimeve dhe tatimeve e TVSH-se nga 27 miliarde leke qe ishin te ardhurat vitin e kaluar - tha dje Drejtori Engjell Zeqo.


Nje muaj me pare gjate shqyrtimit te tarifave te energjise elektrike per konsumatoret Enti Rregullator i Energjise vendosi te ule cmimin qe KESH ia shet energjine CEZ Shperndarjes duke i shkaktuar kompanise shteterore nje humbje prej rreth tre miliarde lekesh. Kompania ka ende per te shlyer nje borxh prej 65 milione euro.


Riparohet shtylla e hedhur ne ere pa drita gjysma e vendit


Riparimi i shtylles se tensionit te larte te hedhur te ere ne naten e 30 dhjetorit ne Fushe Kruje do lere pa energji elektrike per dy dite me radhe te gjithe jugun e vendit. Operatori i Sistemit te Transmetimit ka kerkuar nga CEZ Shperndarja qe te nderprese sot dhe neser energjine elektrike duke filluar nga ora 05.00 deri ne 24.00 ne pjesen me te madhe te qyteteve te jugut. Stakimet do te behen ne fiderat e rajoneve te Durresit Kavajes Rrogozhines Lushnjes Fierit Vlores Sarandes Gjirokastres Tepelenes Memaliajt Permetit Kelcyres. Stakimet ne keto rajone do te jene te alternuara gjate gjithe dites.


Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›