Moti në favor të zonave të përmbytura
Rreshjet e shiut nuk do te jene me prezente ne territorin e vendit tone, te pakten deri ne mes te javes qe vjen. Keshtu shprehen meteorologet nga parashikimet e kryera per situaten sinoptike ne vend. Ata thone se vetem ne zonat malore mund te kete nje shfaqje te dobet te rreshjeve te cilat do te jene ne formen e bores.
“Orët në vijim pritet të jenë kryesisht të kthjellëta në pjesën më të
madhe të territorit duke përjashtuar zonat malore, kryesisht verilindja
dhe juglindja ku ka vranësira dhe rreshje të dobta shiu dhe dëbore, por
me sasi shumë të pakta. Në këto kushte atmosferike do të jemi dhe gjatë
ditës së nesërme ku pjesa më e madhe. Pjesa më e madhe e territorit do
të jetë me kthjellime dhe vranësira kalimtare. Zonat malore do të mbeten
sërish të rrezikuara nga shirat e dobët. Përsa i përket javës në
vazhdim, deri nga mesi i saj do të jemi në të njëjtat kushte
atmosferike” tha meteorologia Lajda Porja.
Ndersa termometri pritet te shenoje vlera te uleta termike, te cilat
pritet qe te shkojne deri ne -4 grade celius. Por sipas meteorologeve,
keto jane temperatura tipike te muajit janar.
“Temperaturat edhe këtë javë do të jenë relativisht të ulta. Vlerat në e
ulët në rang vendi do të shkojë deri në -3 apo -4 gradë celcius në
zonat e thella malore. Këto temperatura nuk janë ekstrmisht të ulta, por
tipike të muajit janar” tha Porja.
Ndersa parametri i eres nuk do te jete problematik. Meteorologet
parashikojne qe fuqia e saj te shkoje deri ne 30 km ne ore dhe per
rrjedhoje deti do te jete i qete.
Edlira Sulejmani
< I mëparshmi