Bilanci i humbjeve UEFA kercenon klubet

UEFA vazhdon të kërcënojë klubet në lidhje me bilancet negative, ndërsa në auditin e fundit qeveria evropiane e futbollit ka zbuluar se humbjet financiare janë rritur me 50 përqind në krahasim me një vit më parë. Drejtoi i zyrës së licencimeve në UEFA, Andrea Traversa ka bërë të ditur se më 2010 bilanci negativ i klubeve është 1.2 miliardë euro, ndërsa sipas tij situata është e rëndë te skuadrat e kampionateve më të rëndësishëm evropianë.
"Ne po auditojmë financat e skuadrave dhe mund të them se situata sa vjen dhe përkeqësohet. Shqetësues është fakti që situata më e keqe është te skuadrat dhe kampionatet më të mëdhenj nnë Evropë” ka thënë Traversa, i cili ka përforcuar kërcënimet e presidentit të UEFA-s, Michel Platini se duke filluar nga sezoni 2013-2014 asnjë skuadër që ka bilanc negativ nuk do të regjistrohet në Kupat e Evropës.
UEFA ka miratuar rregulloren e re për “fair-play” financar të skuadrave, të cilat nuk mund të shpenzojnë më shumë se sa arrijnë të fitojnë gjatë një sezoni. Bilancet negative janë më të mëdha të skuadrat më të rëndësishme të futbollit evropian, të cilat shpenzojnë shuma marrëmendëse për të blerë lojtarë. Me anë të rregullores së re, UEFA kërkon të minimizojë shpenzimet e e klubeve të cilët sipas qeverisë evropiane të futbollit duhet të ionvestojnë më shume të skuadrat zinxhir për të ulur numrin e blerjeve në merkato.
Nertan Prifti